Monday, October 26, 2020

Revoltohet Nano: Vetëm pas vitit 2000 janë ndërtuar 17 mijë xhami të reja, cdo vit 1000 xhami në Shqipëri

Monologu i Nanos:

Këtu kaloi pa vëmendje vendimi për ta shndërruar në xhami Shën Sofinë, ashtu siç ishte për pesë shekuj me radhë.

Për një mijë vjet të tjerë përpara se të shndërrohej në xhami kishte qenë kishë. Kisha më e rëndësishme në historinë e Bizantit. Ishte edhe ndërtesa më madhështore në këtë histori.

Gjatë shekullit të fundit, saktësisht prej fillimit të viteve 30 të shekullit të shkuar, Shën Sofia ka shërbyer si muze.

U kthye në xhami nga Mehmet Pushtuesi, të cilën e adhuron Muhamet Sytari. Muhamet Sytari nuk është ndonjë Sulltan tjetër. Është myftiu i Shkodrës.

Mua nuk më del e keqja me këtë myftiun e Shkodrës që e nderoi Sulltan Mehmetin duke e quajtur Sulltan i bekuar.

Është po ai Sulltan që pushtoi të gjithë Ballkanin e të gjitha viset shqiptare. I pushtoi, po të besojmë kronikanin Tursun Beu të asaj kohe, duke derdhur gjakun lumë e duke bërë kufomat kapicë.

E përfytyroni ju kapica shqiptarësh të vdekur njëri mbi tjetrin? Ja, kjo është ajo që ka ndodhur sipas kronikanit të Mehmet pushtuesit e Mehmetit që është heroi i Muhametit të sytarëve.

Kur u pushtua Konstandinopoja, gjëja e parë që u bë ishte shndërrimi Shën Sofisë në një xhami. U hoqën kambanat, altari, amvona, pagëzimorja e ikonostasi. Ndërsa afresket me Krishtin, Shën Mërinë, etërit e kishës, engjëjt etj, u fshehën, u mbuluan.

Dhe u shtua diçka. U shtua brenda minberi e mihrabi (kamarja që tregon drejtimin e qabesë), ndërsa jashtë u shtuan katër minaretë që ka edhe sot dhe kisha u bë xhami.

Unë kam qenë atje, dy herë. Është me të vërtetë një ndërtesë madhështore, edhe pse unë e pashë, nuk e di pse, me sytë e Mark Tëain-it, i cili në gjysmën e dytë të shekullit XIX pikasi që Shën Sofia ishte “më shumë e pistë sesa madhështore”. Mark Tëain-it nuk i pëlqeu as Stambolli.

I pëlqeu nga larg, duke hyrë me avullore, por me të hyrë brenda, magjia iku. Kështu ka ndodhur edhe me Edmondo De Amicisin. Edhe me shumë të tjerë. Mark Tëain-i në shënimet e veta të udhëtimeve thoshte se në Stamboll mund të gjeje çdo gjë, me përjashtim të moralit e ëhiskey-t.

Moral nuk e di nëse ka sot, pasi shoqërinë turke nuk e njoh mirë, por ëhiskey e alkool nuk ka as sot. Gjen, por nëpër zgëqe. E ka ndaluar Erdogani. Dhe këtë e ka bërë në kuadrin e aksionit që ka ndërmarrë për t’i ndryshuar faqen Turqisë, për ta islamizuar.

Islamizimi po ndodh ngadalë, hap pas hapi, si pa u ndier, më shumë nëpërmjet shembujsh e modelesh. Në Turqi janë shtuar gratë e mbuluara.

Vetë Erdogani është dëgjuar të thotë se “gratë duhet ta dinë se ku e kanë vendin” dhe se “barazia mes gjinive është kundër natyrës”.

Një politikan i lartë turk, i afërt me Erdoganin, është shprehur se gratë nuk duhet të qeshin në publik.

Duket si e pabesueshme, por është e vërtetë. “Gratë nuk duhet të qeshin në publik”, ka thënë.

Sikur ta ishte në dorën time, unë këtë njeri do ta dënoja në mënyrë ekzemplare. Do ta detyroja të lexonte “Poetikën e Aristotelit” apo “Emrin e Trëndafilit” të Umberto Eco-s.

Përpjekjet më të shumta në këtë kuadër i janë kushtuar arsimit dhe me të drejtë. Shkollat janë të rëndësishme. Erdogani ka shtuar në numër e ka forcuar në prestigj shkollat fetare (studentët që përgatiten për imamë nga 60 mijë në vitin 2002 janë një milion sot).

Ai ka futur edukimin fetar në të gjitha shkollat, ka rritur autoritetin e imamëve e ulemave në shoqëri. Janë ndërtuar xhami të reja.

Vetëm pas vitit 2000 janë ndërtuar 17 mijë xhami të reja; 17,001 në fakt, bashkë me këtë të Tiranës. Dhe ja tani e konvertoi Shën Sofinë nga muzeum laik në xhami. U bënë 17,002.

Siç duket, Erdogani synon de-ataturkizimin e Turqisë, de-ataturkizimin e plotë. Kështu si e ka nisur, nesër, nuk është çudi të anulojë edhe alfabetin latin e të rimarrë atë arab. Ky do ishte hapi i fundit e de-ataturkizimit të Turqisë, të cilin me sa duket e ka si qëllim të jetës së vet. Gjynah!./abcnews.al

TE FUNDIT

- Advertisment -

ME TE SHIKUARAT

Ekzekutohet udhëheqësi i lartë i al-Kaidës, pjesë e terroristëve më të kërkuar në botë

Forcat afgane kanë ekzekutuar udhëheqësin e lartë të al-Kaidës, Abu Muhsin al-Masri. Ai ishte pjesë e listës së Byrosë Federale të Hetimit...

“Shkarravina që bëjnë si moderatore”, zbulohet për kë prezantuese e kishte ironinë Ori Nebiaj

Ditën e dielë, moderatorja Ori Nebiaj bëri një status thumbues ndaj një moderatoreje. Ajo nuk përmendi emër në këtë status.

“Qeveria e papërgatitur për valën e dytë të koronavirusit”, denoncimi i fortë i Bashës

Kryedemokrati Lulzim Basha ka përmendur rastin e babait të një gazetari. Ndonëse kishte simptoma, atij nuk iu bë tamponi për 6 ditë...

“I kemi fituar me djersën e ballit”, naftëtarët e Ballshit letër Ramës dhe ministrave, thirrja e tyre

Naftëtarët e Ballshit kanë deklaruar se greva e tyre e urisë nuk do ndalet derisa të marrin atë që meritojnë. Sot, ata...