Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 3 persona. Viktimat kanë pasur sëmundje bashkëshoqëruese.
Një 65 vjeçar nga Tirana, një 63 vjeçare nga Tirana dhe një 60 vjeçar nga Elbasani kanë hnumbur jetën. Ndërkaq, në 24 orët e fundit janë evidentuar 82 raste të reja me Covid-19.
30 raste janë në Tiranë, nga 6 raste në Shkodër, Kavajë, Fushë-Arrëz, 5 në Vlorë, nga 4 raste në Krujë, Durrës, Lushnje, nga 2 raste në Fier, Kurbin, Korçë, Berat, Dibër, Vau i Dejës, dhe nga 1 rast përkatësisht në Elbasan, Lezhë, Has, Pukë dhe Rrogozhinë.
Lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit janë shëruar 43 persona. Në spitalin Infektiv po trajtohen 78 pacientë, 9 prej të cilëve në terapi intensive dhe dy të intubuar.