Saturday, September 19, 2020

Rekord shokues i rasteve të reja në 24 orët e fundit, humbin jetën 4 të infektuar me koronavirus

Në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 4 persona nga koronavirusi. Dy qytetarë nga Tirana, të dy 85 vjeç, një 79 vjeçare nga Mirdita dhe një 81 vjeçare nga Shkodra, me sëmundje bashkëshoqëruese, kanë humbur jetën.

Në dy spitalet Covid po trajtohen 116 pacientë. 23 prej tyre janë në terapi intensive në spital, ndërsa 7 janë në gjendje të intubuar.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 23 qytetarë nga koronavirusi. Ndërkaq, janë identifikuar 130 raste të reja me koronavirus, shifër rekord që nga fillimi i pandemisë.

72 raste janë në Tiranë, 13 në Shkodër, 6 në Fier, nga 5 raste në Kukës, Lezhë, 4 në Korçë, nga 3 raste në Mat, Roskovec, nga 2 raste në Krujë, Kavajë, Lushnje, Berat, Sarandë, nga 1 rast në Durrës, Elbasan, Has, Vlorë, Gjirokastër, Malësi e Madhe, Gramsh, Kuçovë, Skrapar.

TE FUNDIT

- Advertisment -

Most Popular

Rreziku i valës së dytë të koronavirusit, kryeministri i vendit evropian paralajmëron karantinën

Boris Johnson, kryeministri i Britanisë së Madhe, ka bërë një deklaratë të fortë. Ai ka thënë se po shihet një valë e...

Shokuese/ Prindërit dhunojnë 7 vjeçaren ndërsa xhaxhai e përdhunon, e mitura: “Më vrisni”

Një ngjarje shokuese është raportuar së fundmi në Meksikë. Një vajzë 7 vjeçare është dhunuar fizikisht nga prindërit dhe është përdhunuar nga...

“Më ngacmoi seksualisht, nuk po më lëshonte”, modelja bën deklaratën shokuese ndaj Trump

Një modele e njohur e ka akuzuar presidentin Donald Trump për ngacmim seksual. Akuza është bërë vetëm disa muaj para zgjedhjeve presidenciale.

Me fytyrën e fashuar, këngëtarja e njohur shqiptare zbulon operacionin që kreu

Rovena Stefa është një nga këngëtaret më të njohura shqiptare. Ajo komentohet shumë për jetën e saj personale në media.