Kryeministri Edi Rama ka qenë ditën e sotme në Shijak ku ka inaguruar shtëpinë e re të qytetarit Avni Doda. Rama ka shkuar për vizitë në Shijak bashkë me ministrin Arben Ahmetaj.
Kryeministri i dorëzoi të shoqes së Dodajt çelësat e shtëpisë së re. Pastaj, ata u futën brenda në shtëpi dhe bënë një tur të vogël.
Pasi u përshëndet me këtë familje, Rama shkoi më pas në shtëpinë e familjes së Osman Rusit. Përpara se të hynte aty, kryefamiljari i ka kërkuar Ramës që të hiqte këpucët dhe si kryeministri e ministri, respektuan dëshirën e Osmanit.
Pjesë nga biseda:
Rama: Unë nuk i heq asnjëherë këpucët, Osman…
Kryefamiljari: Mirë është me i hek!
Rama: Epo po i heq atëherë, s’po ta prish…duhet me i ndjek rregullat e familjarit.
Rama: Ky (Ahmetaj) më ka vjedhur çorapet! Më para i kam pas unë kështu…