Friday, October 30, 2020

Rama sherr me gazetarin: Nuk të njoh kush je, Fevzo ku i gjen këta? Iljazaj: Nivelin tim nuk e çertifikoni ju!

Kryeministri Edi Rama, ka qenë i ftuar në emisionin “Opinion” për të folur vetëm për operacioonin e tij propagandistik me emrin që ja ka vënë vetë, “Kap ça të kapësh”, përballë disa gazetarësh kryesisht të kronikës së zezë.

Rama sulmoi në mënyrë arrogante gazetarin Ervis Iljazaj, duke i thënë se nuk e njeh dhe se nuk ka nivel.

Edi Rama: S’të njoh fare se kush je [i drejtohet Iljazajt]. Kisha shpresë se do ishe ndonjë i mençur. Barra e provës i kalon të akuzuarit kur bëhet fjalë për mafiozët. Fevzo ku i gjen këta? Do e ngresh nivelin?

Ervis Iljazaj: Nivelin tim nuk e çertifikoni ju, por e kanë çertifikuar profesorë me mjekërr tek gjuri. Ma kanë certifikuar të tjerët. Filozofia juaj, është prishje e parimeve të shtetit të së drejtës, ku barra e provës bie mbi të akuzuarin.

TE FUNDIT

- Advertisment -

ME TE SHIKUARAT

Shpërthen tritoli në shtëpinë e gazetarit shqiptar, për çfarë dyshohet deri tani

Në mesnatë i është vendosur një sasi tritoli banesës së gazetarit Elidon Ndreka. Ai jeton në fshatin Balldren të Lezhës.

Moti për ditën e premte, 30 tetor

Gjatë ditës së premte, në vend do të mbizotërojë koha e kthjellët.Temperatura më e lartë do të jetë...

Ndahet nga jeta kompozitori Avni Mula/ Dedikimi prekës nga e bija: “Fluturoi në Valsin e Përjetësisë”

Ndahet nga jeta në moshën 92-vjeçare këngëtari dhe kompozitori i shquar Avni Mula.Lajmin për ndarjen e tij nga jeta e ka dhënë e bija,...

Infektohet mjekja në Elbasan, tre infermiere karantinohen, s’ka tampone

Infektohet me koronavirus një mjeke infeksioniste në spitalin rajonal ‘ Xhaferr Kongoli” Elbasan, Anjeza Dajlani. Sipas të dhënave të para mësohet se...