Mëngjesi i sotëm nga kryeministri Edi Rama është nisur me një vlerësim për bluzat e bardha. Kryeministri ka publikuar disa pamje kur qytetarëve iu merret tamponi.
Përbri videos së publikuar, Rama ka pasur edhe një mesazh për mjekët. Ai ka falenderuar të gjithë bluzat e bardha për punën që kanë bërë gjatë kësaj beteje me Covid.
“Një falenderim të madh për sakrificën, përkushtimin, durimin e bluzave të bardha që kryejnë testimet e qytetarëve në nevojë në banesat e tyre, ju uroj të gjithëve një ditë të mbarë”, shkruan Rama në Facebook.