Qëndrimi amerikan për zgjedhjet në Turqi, Erdogan reagon ashpër

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Turqisë, Hami Aksoy, tha se është “e papranueshme” që SHBA-ja ka shprehur shqetësim se zgjedhjet në Turqi do të zhvillohen nën periudhën e gjendjes së jashtëzakonshme, transmeton Anadolu Agency (AA).

Aksoy ka reaguar në lidhje me deklaratën e zëdhënëses së Departamentit Amerikan të Shtetit, Heather Nauert, e cila kishte shprehur shqetësime për arsyen se zgjedhjet e parakohshme në Turqi do të zhvillohen në një periudhë me gjendje të jashtëzakonshme.

Ai ka theksuar se të gjitha zgjedhjet e mbajtura në Turqi janë konfirmuar nga raportet e vëzhguesve ndërkombëtarë që ato kanë qenë në mënyrë demokratike, të lira, të drejta dhe transparente.

“Prova më e fundit për këtë është referendumi i kushtetutës që u mbajt në vitin 2017 nën kushtet e gjendjes së jashtëzakonshme. Duke injoruar këtë fakt, është një qasje me qëllim të keq, të pretendosh se gjendja e jashtëzakonshme do të shkaktojë që zgjedhjet të mbeten pas standardeve demokratike”, tha Aksoy.

“Askush tjetër përveç terroristëve në vendin tonë nuk ka kufizimin e të drejtave dhe lirive themelore. Gjithashtu dëshiroj të rikujtoj se në shumë vende janë zhvilluar zgjedhje gjatë zbatimit të gjendjes së jashtëzakonshme”, është shprehur Aksoy, duke shtuar se gjendja e jashtëzakonshme ka në objektiv vetëm terroristët së synojnë unitetin, mbijetesën e shtetit të Turqisë.

Aksoy ka tërhequr vëmendjen se një prej shembujve të kësaj situate janë zgjedhjet e mbajtura në Francë në vitin 2017.

Ai po ashtu ka theksuar se, “Komente të tilla me gjykime paraprake kur bëhet fjalë për vendin tonë nga disa shtete që pretendojnë se përqafojnë demokracinë dhe sundimin e ligjit, janë një shembull tjetër i qasjes me standard të dyfishtë kundër Turqisë. Për më tepër, kryerja e deklaratave paraprake rreth zgjedhjeve që ende nuk kanë ndodhur nënkupton ndërhyrje në vullnetin e popullit dhe janë të papranueshme”.

TE FUNDIT

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

ME TE SHIKUARAT

Mafia Rama-Veliaj/ Reagon ashpër Këshilltari gjerman: “Rasti i Kryebashkiakut, jo i izoluar”

Martin Henze, një prej këshilltarëve të CDU-së gjermane, ka reaguar lidhur me përgjimet e anti-mafies italiane të publikuara së fundmi, ku hidhet dritë mbi...

Arian Çani e pyet ‘live’ këngëtarin shqiptar nëse është gay, ja përgjigja e tij

Këngëtari Mirudi u etiketua si “Konçita shqiptare” për faktin se tërhoqi vëmendjen me veshjen e tij në Festivalin e Këngës. Në një lidhje direkte...

Dogji për së gjalli 12-vjeçaren shqiptare/ Zbulohet pas 9 vitesh identiteti i pedofilit që tentoi të përdhunonte të miturën në Greqi

Greqi – Një ngjarje e rëndë ka ndodhur para disa vitesh ndaj një vajze të vogël me origjinë shqiptare, e cila u dogj e...

E bujshme/ Italia hedh në gjyq kompanitë prodhuese të vaksinës anti-COVID, zbardhet arsyeja

Kryeministri italian Giuseppe Conte paralajmëroi se Italia do të kërkojë llogari ndaj kompanive Pfizer dhe AstraZeneca për vonesat në dërgimin e vaksinave. Përmes një postimi...