Friday, September 18, 2020

Qau përkrah Ramës si i pastrehë, demaskohet milioneri, zbulohet pasuria e tij e vërtetë

Tërmetet e shumta që kanë përfshirë vendin tonë duke shkaktuar dëme të mëdha njerëzore e materiale.

Këto momente të vështira për vendin tonë ishte gjithashtu një sprovë për qytetarët të cilët e kaluan më së miri duke u bërë bashkë për të ndihmuar të prekurit nga tërmeti i pamëshirshëm që mori 50 jetë të pafajshme.

Pavarësisht këtyre momenteve ku solidariteti i shqiptarëve është shumë i lartë, nuk mund të mungojnë edhe rastet e abuzimit me ndihmat humanitare.

Kujtojmë që shumë denoncime kanë mbërritur sa i takon vjedhjes së ndihmave, ndërsa sot një tjetër denoncim i rëndë ka ardhur në redaksinë e albeu.com.

Mbrëmjen e kaluar, ERTV trasmetoi bashkëbisedimin e kryeministrit Rama me një të moshuar të prekur nga tërmeti.

Ai deklaroi me lot në sy se tërmeti i ka shkatërruar banesën dhe nuk ka ku të fusë kokën, ndërkohë kryeministri Edi Rama e përqafoi për t’i dhënë kurajo.

Por kush është në të vërtetë i moshuari i “pastrehë”?Albeu.com mëson ekskluzivisht se i moshuari në fjalë është shtetasi, Malë Kasa dhe nuk është aspak i pastrehë.

Mësohet se të moshuarit vërtet i është dëmtuar një banesë në Durrës por ai është pronar i të pakten një banese tjeter në Strugë, siç mund të shihni edhe ne fotot në galerinë e bashkëngjitur lajmit.

Por jo vetëm kaq, Malë Kasa me origjine nga Kercova, ka edhe një burim të mirë të ardhurash pasi sipas informacioneve ai merr pension në shtetit zvicerjan.

Dëmet e tërmetit të 26 nëntorit në Shqipëri kanë shkatërruar mijëra banesa në Durrës, Tiranë, Lezhë e Laç, dhe familje që jetonin në gjendje të vështirë tashmë janë në qiell të hapur, pa asnjë të ardhur shtesë e as një shtepi te dyte si zotëria në fjalë.

TE FUNDIT

- Advertisment -

Most Popular

“Ramës i doli boja”, Vasili sulmon hapur: “Propozon mbyllje 100 për qind të listave”

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, me anë të një shënimi në rrjetet sociale shkruan, se Edi Ramës i ka dalë përfundimiisht boja.Vasili shprehet se,...

“Deklaroni menjëherë pasurinë”, OFL iu çon formularin katër të dënuarve për terrorizëm

Pasditen e sotme Operacioni Forca e Ligjit i ka dërguar formularin për vetëdeklarimin e pasurisë, katër të dënuarve me akuzën e terrorizmit.Bëhet fjalë për...

“Nuk dua lemoshë”, Armando Duka letër të hapur kryeministrit Rama

I nderuar zoti Kryeministër!Shpresoj të kem vëmendjen Tuaj, në këtë moment historik për të krijuar një bazë ligjore, nxitëse për sportin në vendin tonë....

Horoskopi për ditën e shtunë, 19 shtator, 2020

DashiNë dashuri nuk do e keni të lehtë menaxhimin e situatës. Në punë do të jeni energjik dhe me shumë gjasë, do të keni...