Pse u harrua për 7 ditë Klodian Rasha?

Nga Kreshnik Spahiu

Që çudia më e madhe zgjat 3 ditë këtë e di gjithë Shqipëria, por që të harrohen “Revolucionet” për 7 ditë kjo është e paprecedentë.
Nuk kishte si ndodhte ndryshe.
Protestat lindin si qytetare dhe përfundojnë si ish-pushtetare.
E dëgjuat ambasadoren amerikane Yuri Kim?
Ka një javë që nuk e përmend termin “opozitë” por i quan “ish-pushtetarë”
Lexoni me kujdes deklaratën e saj:

“Në këtë drejtim, ne vërejmë se autoritetet kanë kapur oficerin në fjalë dhe kanë nisur hetimet. Ata që kërkojnë të jenë në pushtet duhet të shfaqin aftësinë e tyre për të udhëhequr në një mënyrë të përgjegjshme, përfshirë edhe duke refuzuar dhunën.
Ata që kanë qenë në pushtet më parë nuk duhet të bëjnë gabimet e së kaluarës, duke sugjeruar se dhuna është e pranueshme.”
Për herë të parë në historinë politike dhe diplomatike shqiptare eleminohet termi “opozitë.

SHBA dhe BE nuk e njohin Monika Kryemadhin dhe Lulzim Bashën si opozitarë por si ish-pushtatar.
Ky është thelbi që Shqipëria nuk njeh as revolucion dhe as rotacion por vetëm stanjacion.
Ky është shkaku që çdo kauzë lihet në mes dhe protestat dështojnë.
Ky është shkopi në rrotat e Dmokracisë shqiptare.
Ky është demotivini që shohin miliona shqiptar kur shohin në krye të protestave ftyrat e ish-pushtetarve.
U harrua Kodiani dhe degraduan protestat sepse nuk kishte ai ndodhte ndryshe.
Ata që dolën për Klodianin u mënjanuan dhe drejtimin e prorestës nuk e vazhduan “çunat e lagjeve” por çunat e Monikës dhe Saliut.
Ata nuk kishin dhimbsuri për Kodianin, por ju dukej si dhuratë për krishtlindje “vrasja” për ta shfrytzuar politikisht.
Ata filluan të dhunojnë familjen e Kodianit duke e akuzuar që shiti gjakun e birit të tyre.
Baltosën prindrit e Klodianit sepse nuk kishin kauzë Klodianin por thjesht porosi nga partia të përdornin kufomën.
Ata nuk kanë as dhembshuri prindërore dhe as njerzore, prandaj kauza u shua.
Ata e harruan Klodianin pas 3 ditësh. Vetëm prindrit do e vajtojnë deri sa të mbyllin sytë dhe takohen në botëm e përtejme.
“Çunat e Monikës dhe Lulit” që akuzuan babin e Klodianit pas 3 muajsh nuk do vajtojnë Klodianin por rezultatin e zgjedhjeve.
Deri atëhere do vazhdojnë të shuajnë dhe shkatrrojnë çdo kauzë qytetare ashtu siç vepruan me protestat e “Takses ne rrugen e Kombit”, me “Astirin” apo me “Protestat e studentve” dy vjet më parë.
E kanë zakon: Çdo muaj dhjetor ata shuajnë si zjarrfikse çdo flakë dhe vullkan qytetar që kërkon ndryshim.
Do shuajnë çdo kauzë ose do e marrin peng.
Kjo do zgjas deri sa në krye të protestave të kemi një opozitë të re dhe jo pushtetin e vjetër siç e quaj ambasadorja amerikane Yuri Kim.

TE FUNDIT

- Advertisment -

ME TE SHIKUARAT

Kishte frikë të shkonte në shtëpi nga koronavirusi, 36 vjeçari jeton për tre muaj në aeroport

Një 36 vjeçar është arrestuar nga autoritetet në Chicago pasi kishte 3 muaj që jetonte në aeroportin e qytetit. Aditya Singh kishte...

Piu kokainën që i ra babait të tij nga xhepi, foshnja 13 muajshe dërgohet me urgjencë në spital

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Romë. Një foshnje vetëm 13 muajsh është dërguar me urgjencë në një spital pasi ka...

Si rrallë herë, Kryemadhi rrëfen detajet nga njohja me Ilirin: “Shkruanim letra dashurie”

Monika Kryemadhi ka qenë së fundmi në një takim me të rinjtë e qytetit të Fierit. Gjatë bashkëbisedimit, ajo ka bërë një...

Mikrofon floriri dhe pëllumb prej ari/ Lady Gaga dhe Jlo tërheqin vëmendjen në inagurimin e Biden

Dy këngëtaret e famshme, Lady Gaga dhe Jennifer Lopez, kanë performuar gjatë ceremonisë së inagurimit të presidentit të 46-të të SHBA-ve, Joe...