Sunday, September 20, 2020

“Prokuroria s’mund të fshihet më”, Bardhi kërkon zbardhjen e dosjes 184, flet për skemëne Ramës në zgjedhjet e 2016

Gazment Bardhi prej disa ditësh ka takuar strukturat e Partisë Demokratke. Në një takim me këto struktura në Dibër, Bardhi ka bërë të ditur se së fundmi ka qenë në Bulqizë e Mat.

Sekretari i Përgjithshëm i PD i ka bërë thirrje qeverisë që të zbardhi dosjen 184. Ai thotë se më shumë se kushdo është dëshmitar i krimeve elektorale.

Bardhi gjate takimit me strukturat

“Gjatë takimit me Kryesitë e Degëve  të PD Dibër, Bulqizë dhe Mat, shpreha mirënjohjen për sakrificën dhe betejën kundër të keqes nga banorët e qarkut Dibër dhe ritheksova se Partia Demokratike ka vetëm një prioritet: T’i japë fund kësaj krize të thellë mungese legjitimiteti dhe të nxjerrë Shqipërinë nga kriza e thellë ekonomike, që ka prekur qarkun Dibër dhe ka krijuar një krizë emigracioni të paprecedentë prej 30 vitesh.

Qarku i Dibrës më shumë se kushdo tjetër është dëshmitar i krimeve elektorale, ku Edi Rama testoi për herë të parë skemën e blerjes së organizuar dhe masive të votave në vitin 2016. Është kjo skemë që ka prodhuar një qeveri që punon vetëm për përfitimin e një grushti njerëzish në biznes dhe në qeveri. Ky model kriminal qeverisje duhet të marrë fund dhe qeverisja duhet t’u kthehet qytetarëve. Krimet elektorale duhet të ndëshkohen dhe prokuroria nuk mund të fshihet më!”, shkruan Bardhi.

TE FUNDIT

- Advertisment -

Most Popular

Moti për ditën e dielë, 20 shtator

Gjatë ditës së dielë, në vend do të mbizotërojë koha e kthjellët.Temperatura më e lartë do të jetë...

Horoskopi për ditën e diel, 20 shtator, 2020

DashiJu pret një ditë e qetë në dashuri, pasi e diela do të jetë mjaft pozitive për ndjenjat. Sa i takon punës, do të...

U injektuan me vaksinën ruse anti-Covid, vullnetarët tregojnë efektet anësore që kanë përjetuar

Mikhail Murashko është ministri rus i Shëndetësisë. Ai ka deklaruar së fundmi se 40 mijë vullnetarë në Rus janë injektuar me vaksinën...

Rreziku i valës së dytë të koronavirusit, kryeministri i vendit evropian paralajmëron karantinën

Boris Johnson, kryeministri i Britanisë së Madhe, ka bërë një deklaratë të fortë. Ai ka thënë se po shihet një valë e...