Prokuroria dënon Salianjin për çështjen “Babalja”, ish deputeti: “Askush s’mund të më kërcënojë”

Ditën e sotme, prokuroria ka dhënë masat për çështjen “Babalja”. Ish deputeti i PD, Ervin Salianji, është pezulluar me 1 vit e 6 muaj nga funksionet politike dhe me tre vite shërbim prove.

Kjo për shkak të audio-përgjimit për këtë çështje, në të cilën vëllai i ish ministrit Fatmir Xhafaj, Agron Xhafaj, u akuzua për trafik droge.

Ndërkaq, prokurori i kësaj çështje, Kol Hysenaj, ka kërkuar 3 vite e 6 muaj burgim për Albert Veliun. Ai akuzohet për “Kallëzim të rremë” dhe “Kalim të paligjshëm të kufirit”. Për Fredi Alizotin është kërkuar 3 vite burg. Për gazetarin Jetmir Olldashi është kërkuar 1 vit burg, një dënim që do zëvendësohet me 200 orë punë publike të detyruar.

Ndërkaq, pas përfundimit të seancës gjyqësore, ka folur Ervin Salianji për mediat. Ai ka thënë se organi i akuzës s’ka marrë asnjë provë në shqyrtim nga ato që janë depozituar.

Sipas tij, Prokuroria politike merret me dënimin e atyre që denoncojnë. Salianji ka thënë se sot nuk u kërkua dënimi i tij, pasi është vendosur që kur bëri publike këto dokumente.

“Sot nuk u kërkua dënimi im, dënimi im është kërkuar që në momentin kur kam bërë publikimet. Askush nuk mund të më pengojë dhe kërcënojë me këshillat personale të Partisë Socialiste”, tha Salianji.

TE FUNDIT

- Advertisment -

ME TE SHIKUARAT

Moti për ditën e enjte, 22 tetor

Gjatë ditës së enjte, në vend do të mbizotërojë koha e kthjellët.Temperatura më e lartë do të jetë...

Horoskopi për ditën e enjte, 22 tetor, 2020

DashiPërpiquni t’u kushtoni vëmendje fjalëve që përdorni. Në frontin e punës, ndryshime të vogla janë në rrugë e sipër që mund të menaxhohen mirë....

Gazetari zbulon të tjera fakte për Metën: I dha nënshtetësinë shqiptare të dënuarit për 5 vrasje

Meta për “Luftën e Vlorës”: Dëshmoi se ky vend ka zot, fati i këtij vendi i përket vetëm popullit Gazetari Adriatik Doçi ka bërë së...

Drejtori i Ramës infektohet me virus, ja si paraqitet gjendja e tij

Kreu i Kadastrës, Artan Lame është konfirmuar me koronavirus.Burime bëjnë me dije për abcnews.al se Lame ka patur simptoma të koronavirusit duke kërkuar bërjen...