Friday, September 18, 2020

Priten temperatura ‘ekstreme’, çfarë parashikohet për motin gjatë fundit të shtatorit dhe tetorit

Vapë dhe temperatura ekstreme kemi përjetuar dy javët e para të shtatorit. Sinoptikanët thonë se termometri ka kapur vlerën e 38 gradëve në zona dhe ditë të caktuara, temperatura tipike për stinën e verës.

Sinoptikania Adiola Bani: Kemi patur shtyrje të stinës së verës edhe në fillim të vjeshtës, me temperatura shumë të larta, 37-38 gradë Celcius.

E enjtja do të sjellë ndryshim të kësaj situate, por sërish moti do të jetë i ngrohtë, edhe për plazh.

Sinoptikania Adiola Bani: Do të kemi ardhjen e një sistemi vransirash, i cili do të sjellë edhe rreshje shiu. Kjo do të na sjellë edhe rënien e temperaturave, të paktën me 5 gradë.

Duke bërë që temperaturat të zbresin në 32 gradë Celcius gjatë ditës së enjte. Sërish e premtja na sjell përmirësim të motit dhe rikthim të motit me diell.

Krejt e kundërta do të ndodhë në vendet fqinje. Italia dhe Greqia do të përfshihen nga një ciklon me shi dhe erë, por vendi ynë nuk do të preket prej tij.

Sinoptikania Adiola Bani: Pasi kalon në brigjet e Italisë Jugore dhe në jug të Greqisë, duke sjellë shira të rrëmbzeshëm, po ashtu dhe stuhi të forta ere.

Parashikimet flasin se edhe tetori në Shqipëri do të nisë me mot të ngrohtë. Sinoptikanët thonë se tashme kjo është e ndikuar nga ndryshimet klimatike që 10 vitet e fundit kanë sjellë ndërthurrje dhe zhvendosje të stinëve.

TE FUNDIT

- Advertisment -

Most Popular

“Ramës i doli boja”, Vasili sulmon hapur: “Propozon mbyllje 100 për qind të listave”

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, me anë të një shënimi në rrjetet sociale shkruan, se Edi Ramës i ka dalë përfundimiisht boja.Vasili shprehet se,...

“Deklaroni menjëherë pasurinë”, OFL iu çon formularin katër të dënuarve për terrorizëm

Pasditen e sotme Operacioni Forca e Ligjit i ka dërguar formularin për vetëdeklarimin e pasurisë, katër të dënuarve me akuzën e terrorizmit.Bëhet fjalë për...

“Nuk dua lemoshë”, Armando Duka letër të hapur kryeministrit Rama

I nderuar zoti Kryeministër!Shpresoj të kem vëmendjen Tuaj, në këtë moment historik për të krijuar një bazë ligjore, nxitëse për sportin në vendin tonë....

Horoskopi për ditën e shtunë, 19 shtator, 2020

DashiNë dashuri nuk do e keni të lehtë menaxhimin e situatës. Në punë do të jeni energjik dhe me shumë gjasë, do të keni...