Prishën miqësinë e ngushtë, Ilir Shaqiri ka një mesazh publik për Sabianin

Balerini Ilir Shaqiri duket se nuk ka asnjë hatërmbetje me Sabianin, por përkundrazi. Në një intervistë në “Goca dhe gra”, Iliri tha se i uron gjithmonë të mirat dhe se nuk e di ku i ka mbetur hatrit mikut të tij të Big Brother.

“Jam i qetë. I uroj gjithë të mirat Sabit. Unë i them Sabit që jam sot gjithmonë këtu. Nuk di nëse i ka mbetur hatri Sabit. Mendoj se nuk ka vend për hatërmbetje.”

Sabiani mungoi në dasmën e balerinit. Mesa duket, marrëdhënia e tyre u kris pas daljes së Ilirit nga BB, ku i ftuar në “Më lër të flas”, Sabiani tha se miku i tij e ka përdorur dhe kjo ishte arsyeja e krisjes së marrëdhënies së tij.

- Advertisement -

Të fundit

Të fundit