Sunday, September 20, 2020

Presidenti Trump letër Thaçit për 12 vjetorin e pavarësisë së Kosovës: “E ardhmja e vendit e ndritshme”

Me rastin e 12 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, presidenti i SHBA-ve, Donald Trump ka uruar Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin.

Në telegramin që është bërë publik nga Presidenca, Trump thekson lidhjet e fuqishme mes Kosovës dhe SHBA-ve. Sipas tij, kjo lidhje është farkëtuar nga përkushtimi i ndërsjelltë për ta bërë Kosovën një vend sovran, të pavarur dhe demokratik.

Po ashtu, Trump ka përgëzuar Kosovën për zgjedhjet që mbajtën në muajin tetor. Ai uron sukses në normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

“Ju dëshirojmë sukses në vitin që ka filluar në fokusimin tuaj në normalizim të marrëdhënieve me Serbinë, në forcimin e sundimit të ligjit si dhe në krijimin e kushteve për zhvillim sa më vibrant të sektorit privat. E ardhmja e vendit tuaj është e ndritshme”, thuhet midis të tjerash në këtë telegram që Trump i ka dërguar Hashim Thaçit.

 

 

TE FUNDIT

- Advertisment -

Most Popular

Moti për ditën e dielë, 20 shtator

Gjatë ditës së dielë, në vend do të mbizotërojë koha e kthjellët.Temperatura më e lartë do të jetë...

Horoskopi për ditën e diel, 20 shtator, 2020

DashiJu pret një ditë e qetë në dashuri, pasi e diela do të jetë mjaft pozitive për ndjenjat. Sa i takon punës, do të...

U injektuan me vaksinën ruse anti-Covid, vullnetarët tregojnë efektet anësore që kanë përjetuar

Mikhail Murashko është ministri rus i Shëndetësisë. Ai ka deklaruar së fundmi se 40 mijë vullnetarë në Rus janë injektuar me vaksinën...

Rreziku i valës së dytë të koronavirusit, kryeministri i vendit evropian paralajmëron karantinën

Boris Johnson, kryeministri i Britanisë së Madhe, ka bërë një deklaratë të fortë. Ai ka thënë se po shihet një valë e...