Friday, October 30, 2020

Presidenti Meta dekreton ligjin për amnistinë, sa të burgosur priten të përfitojnë

Presidenti Ilir Meta ka dekretuar pak më parë ligjin “Për dhënie amnistie”. Të gjithë meshkujt që janë dënuar me 2 vite burgim të formës së prerë deri më 30/09/2019, do të përfitojnë nga amnistia.

Po ashtu, edhe femrat dhe të miturit që janë dënuar deri në 3 vite burg, janë përfituesit e amnistisë. Këtë vit si risi është përfshirja e të dënuarve me shërbim prove në amnisti. Gjithsej, priten të përfitojnë gati 200 të burgosur.

Dekreti i plotë: 

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta ka dekretuar ditën e sotme shpalljen e gjashtë ligjeve të miratuara nga Kuvendi i Shqipërisë.

Konkretisht ligjet e dekretuara janë:

Ligji nr. 5/2020 “Për dhënie amnistie”;

Ligji nr. 6/2020 “Për pranimin e instrumentit të amendamentit të Kushtetutës së Organizatës Ndërkombëtare të Punës, 1986”;

Ligji nr. 7/2020 “Për ratifikimin e konventës së Minamatës “Për mërkurin”;

Ligji nr. 8/2020 “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për themelimin e qendrave kulturore dhe informative në Republikën e Shqipërisë dhe të qendrave kulturore dhe informative në Republikën e Maqedonisë së Veriut”;

Ligji nr. 9/2020 “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në aneksin VI të konventës ndërkombëtare detare “Për parandalimin e ndotjeve nga anijet, 1973”, të ndryshuar me protokollin e vitit 1978 (MARPOL 73/78)”;

Ligji nr. 10/2020 “Për ratifikimin e protokollit të gjashtë shtesë të Marrëveshjes për Forcën Shumëkombëshe të Paqes në Europën Juglindore”.

TE FUNDIT

- Advertisment -

ME TE SHIKUARAT

Shpërthen tritoli në shtëpinë e gazetarit shqiptar, për çfarë dyshohet deri tani

Në mesnatë i është vendosur një sasi tritoli banesës së gazetarit Elidon Ndreka. Ai jeton në fshatin Balldren të Lezhës.

Moti për ditën e premte, 30 tetor

Gjatë ditës së premte, në vend do të mbizotërojë koha e kthjellët.Temperatura më e lartë do të jetë...

Ndahet nga jeta kompozitori Avni Mula/ Dedikimi prekës nga e bija: “Fluturoi në Valsin e Përjetësisë”

Ndahet nga jeta në moshën 92-vjeçare këngëtari dhe kompozitori i shquar Avni Mula.Lajmin për ndarjen e tij nga jeta e ka dhënë e bija,...

Infektohet mjekja në Elbasan, tre infermiere karantinohen, s’ka tampone

Infektohet me koronavirus një mjeke infeksioniste në spitalin rajonal ‘ Xhaferr Kongoli” Elbasan, Anjeza Dajlani. Sipas të dhënave të para mësohet se...