Video/ Prenë hekurat e zbritën me çarçafë, detajet nga arratisja spektakolare e 3 shqiptarëve nga burgu i Italisë

Rreth orës 5:00 të ditës së djeshme, pasi kanë prerë hekurat e qelisë dhe janë ulur me çarçafë, 3 shqiptarë janë arratisur nga burgu i Trevisos.

Dy prej tyre janë kapur menjëherë nga policia e burgjeve.

Lajmin e ka bërë të ditur Gennarino De Fazio, Sekretar i Përgjithshëm i Policisë së Burgjeve Uilpa.

- Advertisement -

I arratisuri, 27 vjeç ishte ndalur me një urdhër-arresti evropian për tentativë vrasje, grabitje, posedim eksplozivi dhe krime të tjera të trafikut të drogës, të gjitha të kryera jashtë Italisë.

Me sharrë hekuri prenë hekurat e dritares në qelinë e tyre.

Pastaj me një çarçaf të përdorur si litar, u ulën në oborrin e burgut dhe vrapuan deri te muri rrethues.

Oficeri i policisë së burgut që vepronte si roje mundi të bllokonte vetëm dy prej tyre, ndërsa tjetri arriti të ngjitej dhe të kapërcejë pengesën.

Pasi arriti të kalonte murin rrethues ai arriti të zhdukej nëpër fusha duke humbur gjurmët.

Duket si një film aksion por gjithçka është e vërtetë dhe ka ndodhur në agimin e 8 qershorit, rreth orës 5 të mëngjesit, brenda burgut Santa Bona në Treviso dhe 3 shqiptarë janë protagonistë.

“I arratisuri është një kriminel i regjistruar që skuadra e lëvizshme e Trevisos arriti të kapte në ditët e para të shkurtit të kaluar:

Ai është Edison Pula, një shtetas shqiptar 27 vjeç , i mbajtur në burg me një urdhër-arresti evropian për tentativë vrasje, grabitje, posedimi i lëndës plasëse dhe vepra të tjera që lidhen me trafikun e drogës”, shkruajnë mediet italiane.

Si u arrestua më 9 shkurt

27-vjeçari u ndalua teksa po bënte pazar në qendrën tregtare Emisfero di Silea në shoqërinë e një bashkatdhetari, Imer Masha.

Të dy fshiheshin në një vilë në Carbonera. Pikërisht nga këtu të dy, ndoshta me bashkëpunëtorë të tjerë, dyshohet se kanë kryer dhjetëra vjedhje mes Marca-s dhe zonës Belluno .

Pula ishte dënuar më parë për rreth pesëdhjetë vjedhje në Trentino dhe sipas hetuesve ai mund të ishte pjesë e komandës që më 14 nëntor kreu grabitjen në vilën e naftëtarit Giancarlo Miotto , dhe gruas së tij Irina.

Çfarë po ndodh me Pulën?

Policia dhe karabinierët po e ndjekin në të gjithë Marca-n. Ka të ngjarë që 27-vjeçari të kërkojë një rrugë arratisjeje jashtë vendit , ndoshta për t’u kthyer në vendlindje, me bashkëpunimin e ndonjë bashkatdhetari: orët e ardhshme do të jenë vendimtare.

Por kush është Edison Pulaj?

Pulaj është anëtar i Bandës së Niklës. Në vitin 2016, ai ishte arratisur edhe nga Komisariati i Krujës duke kapërcyer murin rrethues. Ai ishte arrestuar në Shqipëri si pjesë e bandës së Niklës me aktivitet kriminal në fushën e krimeve kundër personit, pronës dhe prodhimit e shitjes së trafikimit të lëndëve narkotike.

Edison Pula u arrestua në Itali shkurtin e kaluar në qendrën tregtare Emisfero di Silea.

Ai ishte pjesë e bandës së grabitjeve të shtëpive, gjithashtu është një ndër të dyshuarit për vjedhje në shtëpinë e biznesmenit italian Miotto në Mogliano Veneto.

Pula akuzohet nga hetuesit Italian për 50 grabitje midis provinave Treviso dhe Belluno.

- Advertisement -

Të fundit

Të fundit