Ditën e sotme nisi procesi i vaksinimit në Shqipëri. Të parët që do të vaksinohen do të jenë mjekët. Najada Çomo ishte personi i parë në Shqipëri që u vaksinua.

Më pas, ajo u ndoq nga kryeministri Edi Rama, mjekët Pëllumb Pipero dhe Tritan Kalo. Por dy të moshuar kanë shkuar nxitimthi tek stadiumi me mendimin se edhe ata do vaksinoheshin.
Për mediat, dyshja kanë deklaruar se po shkonin për t’u vaksinuar. Ata ishin të bindur se edhe vaksinimi i tyre do të bëhej sot, pasi ashtu e kishin dëgjuar në televizor.
I moshuari: Për vaksinat kena ardh. Në televizor kena dëgju dhe kemi ardh mos na i bën kush. Me zor po presim…
Gazetarja: A e dini që sot do të vaksinohen vetëm mjekët?
E moshuara: Edhe pensionistët mbi 75 vjeç. E dha televizori gjithë ditën. Për atë punë erdhëm.