Policia shkatërron grupin kriminal, kush janë 12 të arrestuarit dhe 6 shtetasit e shpallur në kërkim

Policia e Tiranës në bashkëpunim me Prokurorinë kanë ndërmarrë operacionin e koduar “Parku”. Si pasojë, janë arrestuar 12 persona dhe 6 të tjerë janë shpallur në kërkim.

Gjatë këtij operacioni janë ndaluar shtetasit D. Shuaipi, F. Palushi, J. Halitaj, I. Gurra, D. Buci, J.Ceka, O.Doku, F. S (i mitur), L. D (i mitur), F. Pitani, D. Murati dhe A. Ll.

Ndërkohë, janë shpallur në kërkim shtetasit E. Mema; F. Sorra; R. Palushi; A. Cicaj; A. Maliqaj dhe R. D.

- Advertisement -

Këta shtetas merreshin me shitjen dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike në zonën e ish Parkut në rrugën “Ndre Mjeda” dhe “Frosina Plaku”. Në këtë periudhë, policia ka sekuestruar sasi me lëndë narkotike dhe shuma të ardhurash nga shitja e lëndëve narkotike.

- Advertisement -

Të fundit

Të fundit