Monday, October 26, 2020

Policia bën kërdinë me kontrollet/ Arrestohen 24 persona, mes tyre një i akuzuar për vrasje

Policia e Shtetit prej ditësh po kryen operacione të imtësishme në vend. Gjatë 24 orëve të fundit, janë arrestuar plot 24 persona në zona të ndryshme.

Po ashtu, policia bën të ditur se gjithsej janë arrestuar në flagrancë 22 shtetas. Tre prej tyre janë shtetas të shpallur në kërkim, 7 shtetas janë proceduar penalisht dhe janë shpallur në kërkim 4 të tjerë.

86 pika kontrolli që janë ngritur në vend. Një shtetas i shpallur në kërkim nga Gjykata e Fierit për një vrasje më 24 nëntor 2019, Sokol Troka (Zeka), është arrestuar në Tiranë.

Në fshatin Zallë të Fushë-Krujës është arrestuar shtetasi Flamur Zalla. Ai u kap me 203 kg lëndë narkotike, ndërsa dy djemtë e tij janë shpallur në kërkim.

Policia e ShtetitVijon në të gjithë vendin zbatimi i detyrave të përcaktuara në Planin e Masave për mbajtjen nën kontroll të situatës kriminale dhe rendit publik, parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale, kapjen e personave në kërkim, personave që mbajnë armë pa leje, atyre me tendencë në krimet kundër personit etj. Në zbatim të planit operacional janë angazhuar të gjitha Drejtoritë Vendore të Policisë, forca e posaçme “Shqiponjat”, FNSH-ja, RENEA dhe Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit dhe strukturat e Policisë Kufitare. Në të gjithë vendin, gjatë 24 orëve të fundit kanë funksionuar 86 pika kontrolli në akset rrugore nacionale, në brendësi të qyteteve dhe në akset kryesore rurale, si dhe janë shtuar patrullimet në kufirin jeshil dhe atë blu.Janë ushtruar kontrolle në lokale, banesa, ambiente të ndryshme dhe vende të dyshuara për fshehje apo përdorim të lëndëve narkotike.Si rezultat i kontrolleve janë sekuestruar drogë dhe janë vënë në pranga autorët, janë kapur persona në kërkim me rrezikshmëri shoqërore, janë goditur raste të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, të ushtrimit të paligjshëm të aktivitetit të lojërave të fatit etj.Në të gjithë vendin janë arrestuar në flagrancë 22 shtetas, janë ndaluar 3 shtetas të shpallur në kërkim, janë proceduar penalisht 7 shtetas, si dhe janë shpallur në kërkim 4 shtetas. Po gjatë kontrolleve, janë shoqëruar për verifikim në ambientet e Komisariateve të Policisë në të gjithë vendin, 56 persona me precedent penal të mëparshëm dhe pa dokument identifikimi me vete.Gjithashtu janë bllokuar për mungesë dokumentacioni 17 automjete në gjithë vendin.Rastet më kryesore:Në fshatin Zallë, Fushë Krujë, gjatë kontrollit të ambienteve, banesave dhe territorit, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar 203 kilogramë lëndë narkotike cananabis sativa. Është arrestuar në flagrancë shtetasi F. Z., 59 vjeç, banues në Zallë, Fushë Krujë dhe janë shpallur në kërkim shtetasit E. Z., 32 vjeç, dhe F. Z., 29 vjeç, banues në Zallë, Fushë Krujë, (djemtë e shtetasit F. Z). Në Tiranë, nga Forcat e Posaçme “Shigjeta” është kapur shtetasi i shpallur në kërkim S. T. (Z.), 22 vjeç, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale "Vrasja në rrethana të tjera cilësuese" dhe "Armëmbajtja pa leje", pasi më datë 24.11.2019, ka qëlluar në drejtim të mjetit me drejtues shtetasin I. A. Gjithashtu, ky shtetas është proceduar penalisht për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”, pasi gjatë verifikimit të gjeneraliteteve i ka dhënë punonjësve të Policisë një kartë identiteti të falsifikuar.Në Elbasan u arrestua në flagrancë shtetasi G. S., 41 vjeç, banues në Durrës, pasi në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, u kap nga shërbimet e Policisë duke transportuar 8 shtetas sirianë dhe nuk i është bindur urdhrit të Punonjësit të Policisë për të ndaluar.Në Korçë u arrestua në flagrancë shtetasi A. A., banues në Pojan, Maliq, pasi transportonte 3 emigrantë të paligjshëm me një mjet që e drejtonte mjetin pa leje drejtimi.Në Lezhë është arrestuar shtetasi G. K., 18 vjeç, banues në Rrëshen, pasi gjatë kontrollit të ushtruar iu gjetën dhe sekuestruan doza me lëndë narkotike.Operacioni vijon.

Posted by Policia e Shtetit on Понедељак, 21. септембар 2020.

Shtetasi Gentian Sula u kap në Elbasan teksa po përpiqej të transportonte 8 emigrantë.  Nga ana tjetër, shtetasi Aurel Alarupi u arrestua në Korçë pasi tentoi të transportonte 3 emigrantë.

TE FUNDIT

- Advertisment -

ME TE SHIKUARAT

Viojnë ndëshkimet ndaj qytetarëve që s’vendosin maska, 644 gjoba përfshirë pasagjerët në makina

Policia e Shtetit vijon të vendosë masa administrative ndaj qytetarëve që nuk vendosin maska, përfshirë këtu dhe pasagjerët që nuk kanë lidhje familjare me...

288 raste të reja me Covid, 51 të shëruar dhe 3 humbje jete/ Ja shtrirja gjeografike e rasteve aktive

Ministria e Shëndetësisë deklaroi sot se janë konfirmuar 288 raste të reja me koronavirus.Gjithashtu, në të dy spitalet dedikuar Covid-19 në Tiranë kanë ndërruar...

Dalin nga kampi Al-Hol katër fëmijë shqiptarë, Rama niset drejt Libanit: Do të marrim…

Finalizohet sot pjesa e parë e operacionit të kthimit në Shqipëri të fëmijëve dhe grave që ndodhen në kampin e Al Holit në Siri.Kryeministri...

Gafa e Pampurit “11×2=24”, Rama qesh me lot dhe ironizon: Tabela e shumëzimit në PD ka virusin lule më lule

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për gafën e ish-deputetes së PD-së, Oriola Pompuri, e cila teksa po llogariste shtretërit në spitalet Covid, tha se...