Saturday, September 19, 2020

“Po përgatitemi për të përballuar situatën”, Manastirliu zbulon masat që janë marrë për vjeshtën

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka folur sot mbi situatën e koronavirusit. Ajo u ka bërë sërish apel qytetarëve të respektojnë masat e distancimit social, të vendosin maskën dhe të shmangin grumbullimet.

Manastirliu ka theksuar se festat janë evidentuar se janë bërë burim infeksioni. Gjithashtu, ministrja ka bërë të ditur se asnjëherë nuk është ndalur puna e stafit mjekësor, që prej fillimit të pandemisë.

Ajo ka thënë se stafi i Urgjencës Kombëtare është 24 orë në punë për të pritur thirrjet tek 127. Manastirliu ka vlerësuar edhe punën e ekipeve të mjekëve dhe të infermierëve, që janë në vijën e parë të luftës.

Ndërkaq, Manastirliu ka bërë të ditur planin për përballimin e situatës së vjeshtë-dimrit. Ajo është shprehur se do krijohen skuadra të lëvizsshme në Qendrën e Urgjencës Kombëtare.

Do ketë po ashtu skuadra të dedikuara të mjekëve dhe infermierëve në spitalet Covid3 dhe Covid4. Gjithashtu, do fuqizohen kapacitetet e spitaleve rajonale, do rriten kapacitetet testuese dhe trajtimi i pacientëve me Covid-19.

TE FUNDIT

- Advertisment -

Most Popular

Rreziku i valës së dytë të koronavirusit, kryeministri i vendit evropian paralajmëron karantinën

Boris Johnson, kryeministri i Britanisë së Madhe, ka bërë një deklaratë të fortë. Ai ka thënë se po shihet një valë e...

Shokuese/ Prindërit dhunojnë 7 vjeçaren ndërsa xhaxhai e përdhunon, e mitura: “Më vrisni”

Një ngjarje shokuese është raportuar së fundmi në Meksikë. Një vajzë 7 vjeçare është dhunuar fizikisht nga prindërit dhe është përdhunuar nga...

“Më ngacmoi seksualisht, nuk po më lëshonte”, modelja bën deklaratën shokuese ndaj Trump

Një modele e njohur e ka akuzuar presidentin Donald Trump për ngacmim seksual. Akuza është bërë vetëm disa muaj para zgjedhjeve presidenciale.

Me fytyrën e fashuar, këngëtarja e njohur shqiptare zbulon operacionin që kreu

Rovena Stefa është një nga këngëtaret më të njohura shqiptare. Ajo komentohet shumë për jetën e saj personale në media.