“Po mundoheni ta shkarkoni Albin Kurtin”/ Gazetari zë ngushtë Edi Ramën,kryeministri vjen me përgjigjen klasike

Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës për mediat së bashku me Albin Kurti, është kapur me një prej gazetarëve i cili i’ u drejtua duke i thënë se ai po punon për të shkarkuar kryeministrin e Kosovës në shtator.

Rama tha se Kurtin mund ta rrëzojë vetëm një “protestë Albin”, përderisa ai nuk del atëhere sipas kryeministrit nuk ka se kush e rrëzon.

“Dëgjoni këtu qeverinë Kurti mund ta rëzojë vetëm një protestë Albin, përderisa Albini nuk del në protest vetë nuk ka kush e rrëzon”, tha Rama.

- Advertisement -

Gazetari: E para ka të bëjë me ato cka u deklarua në media, që ju po punoni për ta shkarkuar zotin Kurti?

Rama: Dëgjo këtu se nuk ju përgjigja kësaj.

Gazetari: Ti mbaroj pyetjet?

Rama: Jo, të mbaroj unë pastaj ti

Gazetari: Është e drejta jeme

Rama: Nuk ta shkel të drejtën! Dëgjoni këtu, Qeverinë Kurti mund ta rrëzojë vetëm një protestë e albinit, përderisa albini nuk del në protestë kundër qeverisë së vet nuk ka kush e rrëzon. Kështu që nuk ka lidhje kjo

Edhe ish-kryeministri Sali Berisha nje dite me pare teksa komentoi vizitën e kreut të qeverisë Edi Rama, në Kosovë. tha se Rama ka shkuar në Kosovë me një mision të deleguar nga Serbia në Samitin e Ohrit, të rrëzojë qeverinë e Albin Kurtit.

“Edi Ramës i është ngarkuar detyra ne një akt të ri antishqiptar, të punojë ngushtë me albanofobe e serbofile në Kosove për rrëzimin e qeverise Kurti, qeveri e cila me qëndrimet konsekuente kundër projektit ruso-serb te Ballkanit te Hapur, mbrojti dhe po mbron me konsekuence interesat e kombit shqiptar, por edhe te Bashkimit Europian dhe NATO-s ne rajon”, shkruan Berisha.

- Advertisement -

Të fundit

Të fundit