Po i shfaqet sëmundja e moshës/ Baze publikon VIDEO dhe nxjerr ‘blof’ Berishën duke e ironizuar

Gazetari Mero Baze ka komentuar deklaratën e ish kryeministrit Sali Berisha i cili tha sot se në vitin 1998 ka fituar një garë elektorale edhe pse ka pasur të gjithë faktorin ndërkombëtar kundër.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Baze nënvizon se data që ka marrë si referencë Berisha, nuk shënon asnjë fitore për të.

“Ky thotë më 98 i kisha të gjithë kundër por fitova.

- Advertisement -

Më 98 e vetmja garë ka qenë referenduni për kushtetutë. PD e bojkotoi ndërsa referendumi fitoi dhe pa PD.

Kishte dhe disa zgjedhje te pjesëshme në Qershor që i humbi të gjitha si më 6 Mars.

Nuk jam i shqetësuar se gënjen se atë e ka zakon.

Thjesht duhet vizituar se mos i është shfaq ajo sëmundja e moshës dhe në këtë rast gruaja dhe fëmijët s’duhet ta lënë vetëm rrugëve”, shkruan Mero Baze.

 

- Advertisement -

Të fundit

Të fundit