Friday, October 30, 2020

Gjoba të pafundme për qytetarët që nuk mbajnë maskën, 7 prej tyre shoqërohen në komisariat

Pas vendimit të qeverisë për ta bërë mbajtjen e maskës të detyrueshme edhe në ambiente të hapura, pjesa më e madhe e qytetarëve është bindur, por ka patur edhe nga ata që e kanë shkelur këtë vendim.

Sipas njoftimit të policisë, janë gjobitur me 3000 lekë të reja 356 qytetarë që nuk mbanin maskë, ndërsa janë shoqëruar në komisariat 7 persona, të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit janë ndëshkuar me masën administrative 3000 lekë dhe janë lënë të lirë.

Njoftimi i Policisë:

Vijojnë në të gjithë vendin, kontrollet për monitorimin e zbatimit të masave anticovid.

Krahas përmbushjes së detyrave funksionale për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, punonjësit e Policisë kanë vijuar kontrollet në terren, për të monitoruar zbatimin e masës së re për parandalimin e përhapjes së COVID-19, mbajtjen e detyrueshme të maskës mbrojtëse, e cila është detyrim për të gjithë qytetarët, që në momentin që dalin nga shtëpia.

Gjatë 24 orëve të fundit, shërbimet e Policisë, gjatë kontrolleve, kanë konstatuar një ulje të ndjeshme të qytetarëve që nuk zbatojnë masën për mbajtjen e detyrueshme të maskës. Shumica e qytetarëve, edhe gjatë mbrëmjes së djeshme, edhe gjatë ditës së sotme i kishin vendosur maskat mbrojtëse.

Gjatë kontrolleve janë konstatuar edhe qytetarë që nuk i kishin vendosur maskat dhe për këto raste, shërbimet e Policisë në të gjithë vendin kanë vendosur 356 masa administrative me vlerën 3.000 lekë secila.

Edhe numri i qytetarëve që kanë tentuar t’i shmangen masës administrative duke mos i dhënë gjeneralitetet punonjësit të Policisë, kur janë konstatuar pa vendosur maskën, është ulur gjatë 24 orëve të fundit. Janë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 7 shtetas, të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit janë ndëshkuar me masën administrative 3000 lekë dhe janë lënë të lirë.

Policia e Shtetit ka rritur prezencën e shërbimeve të Policisë me uniformë dhe të punonjësve të Policisë Kriminale në territor, të cilët vijojnë patrullimet dhe kontrollet në të gjithë vendin, për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, si dhe monitorimin e masave anticovid, të cilat parandalojnë përhapjen e këtij virusi.

Policia e Shtetit falënderon edhe njëherë qytetarët që respektojnë këtë masë mbrojtëse dhe apelon që të gjithë të vendosin maskat mbrojtëse, pronarët e lokaleve të respektojë protokollet e sigurisë dhe të mos kundërshtojnë urdhrin e punonjësve të Policisë, pasi Policia e Shtetit është në shërbim të qytetarëve, për të mbrojtur jetën dhe shëndetin e tyre, ndaj dhe është i rëndësishëm zbatimi i kësaj mase mbrojtëse për parandalimin e infektimit me COVID-19.

Ndërkohë, Policia e Shtetit fton qytetarët që të mbështesin dhe të bashkëpunojnë më shumë me Policinë, të denoncojnë në numrin 112 dhe Komisariatin Dixhital, çdo paligjshmëri që cenon rendin e sigurinë, jetën dhe pronën e qytetarëve, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm e të paanshëm.

TE FUNDIT

- Advertisment -

ME TE SHIKUARAT

Situata kritike, hapet spitali “Covid 3” në Tiranë, 150 shtretër dhe një Reanimacion

E premtja ka shënuar numër rekord me 301 të shtruar në dy spitalet Covid e për pasojë të gjitha kapacitet janë ezauruar. Kjo ka...

Godet sërish Aleksandër Gjoka pas ofendimeve të Ramës/ Si ndihet këngëtari pas publikimit të videos që bëri xhiron e rrjetit

Video e këngëtarit Aleksandër Gjoka, i cili përdori fjalë fyese ndaj kryeministrit Edi Rama, lidhur me masat e marra nga qeveria për pezullimin e...

Tërmeti në Turqi/ Humbin jetën tragjikisht dy të rinjtë, i ze muri poshtë

Tërmeti i fuqishëm në Detin Egje, me magnitudë 6,6 i shkallës rihter, të paktën sipas Agjencisë turke të Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave, goditi...

“Ja vatrat kryesore të përhapjes” Pëllumb Pipero, bën deklaratën e rëndësishme për virusin

Pas masave të reja të vendosura nga Komiteti Teknik i Ekspertëv si pasojë e rritjes së rasteve me COVID19, ka folur dhe mjeku i...