Përmbytet Shkodra/ Bashkia del në njoftim zyrtar: Lumenjtë Drin dhe Kir vijojnë gërryerjen e tokës bujqësore, kemi gati 300 pako me ushqime

Bashkia e Shkodrës ka dalë në një deklaratë zyrtare sa i përket situatës së përmbytjes në zonë.

Përmes një raporti të orës 17:30, Bashkia thekson se situata vijon që të jetë kritike, pasi shumë hektarë tokë janë nën ujë.

Lumenjtë Drin dhe Kir vijojnë gërryerjen e tokës bujqësore.

Raporti mbyllet me premtimin se janë magazinuar dhe janë gati për shpërndarje tek ndërtesa e konviktit Shkolla Industriale “Arben Broci” 300 pako me ushqime.

Raporti i plotë

Nga monitorimi periodik në terren ditën e sotme datë 12.01.2021,ora 17.30, situata e përmbytjeve në terren vazhdon të jetë si më poshtë:

Hidrometri në Dajç në orën 17.30, shënon kuotën 6.44m.(Kuota max 6.30 m)
Hidrometri i Liqenit të Shkodrës në orën 17.30,shënon kuotën 8.67 m.(Kuota max 8.70 m)
Hidrometri i lumit Drin në orën 17.30,shënon kuotën 7.07m. (Kuota max 7.50 m)
Bashkia Shkodër

Siperfaqe totale e përmbytur 1910 Ha

Tokë e pakultivuar 528 Ha
Foragjere të dyta, jonxhe 1200 Ha
Grurë 95 Ha
Bimë dekorative 80 Ha
Pemtore 7 Ha
Nj.A. Ana Malit

Vazhdon të jetë e bllokuar rruga për në Obot për mjetet e ulëta. Rruga e Obotit është e kalushme vetëm me mjete të larta. Niveli i ujit mbi rrugë arrin mbi 80cm.
Ujesjellesi Oblika 1 si pasojë e përmbytjeve është jashtë funksionit.
UKSH ka furnizuar me uje te pijshëm banore të fshatit Oblikë.
Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 960 Ha, kryesisht në fshatrat Obot, Muriqan,Oblikë
Tokë e pakultivuar 210 Ha
Foragjere të dyta, jonxhe 705 Ha
Grurë 40 Ha
Pemtore 5 Ha
Janë shpërndarë në Obot 140 koli ujë, nga 9 litra kolia, për 70 familje.
Në fshatin Obot, Muriqan (lagjia Goricë) janë magazinuar dhe nesër në mëngjes fillon shpërndarja sipas listës përfituese të hartuar nga Administratori i Nj.Adminstrative Ana e Malit 8 ton misër donacion.
Nj.A Dajç

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 820 Ha, kryesisht në zonën e quajtur “Këneta e Dajçit” (fshatrat Dajç,Mushan,Shirq,Suka-Dajç,Pentar,Darragjat), nga të cilat :
Tokë e pakultivuar 275 Ha
Foragjere të dyta, jonxhe 410Ha
Bimë dekorative 80 Ha
Grurë 55 Ha
UKSH ka furnizuar me uje të pijshëm banore të fshatit Oblikë.
Për shkak të rritjes së nivelit të ujit është bllokuar segmenti në vendin e quajtur Urrelat që lidh fshatërat Shirq me Darragjat.
Në fshatin Shirq jënë magazinuar dhe neser ne mëngjes fillon shpërndarja sipas listës përfituese të hartuar nga Administratori i Nj.Adminstrative Dajç rreth 28 ton misër donacion.
Nj. A. Guri Zi

Vazhdon gerryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Mali i Vukatanit, fshati Ganjollë.
Nj.A. Velipojë

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 50 Ha, kryesisht në fshatrat Ças,Reç (këneta Reçit),Baks i Ri,Luarz.
Tokë e pakultivuar 10 Ha
Foragjere të dyta, jonxhë 40 Ha
Ka shkarje dherash në rrugën Baks –Rrjoll. Bashkia Shkodër po punon një fadromë për pastrimin.
Nj.A.Bërdicë

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 70 Ha, kryesisht në fshatin Trush (fusha e Stomes), e Bërdicë e Madhe
Tokë e pakultivuar 30 Ha
Foragjere të dyta, jonxhe 40 Ha
Vazhdon gërryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Harku i Bërdicës, fshati Bërdicë e Sipërme.
Nj.A.Rrethinat

1.Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 10 Ha, në fshati Zyes

Tokë e pakultivuar 3 Ha
Foragjere të dyta, jonxhe 5 Ha
Pemtore 2 Ha
2.Vazhdon gërryerja e tokës bujqësore nga lumi Kir në vendin e quajtur Bardhaj, fshati Bardhaj.

Gjithashtu ka rritje të nivelit të ujit nga Liqeni i Shkodrës, në zonën e Livadeve dhe Dobraç.

Janë magazinuar dhe janë gati për shpërndarje tek ndërtesa e konviktit Shkolla Industriale “Arben Broci” 300 pako me ushqime, mbështetje për të siguruar ushqimin për familjet në zonat e përmbytura.

TE FUNDIT

- Advertisment -

ME TE SHIKUARAT

E trishtë, humb jetën ish komandanti i UÇK-së

Një lajm i trishtë është raportuar sot në media. Shefqet Paçarizi, komandanti i Batalionit të Dytë të Brigadës 122 të UÇK-së, ka...

“U bëre mendjemadh sa bëre lekë”, Getinjo i kthen përgjigjen e papritur ndjekësit

Një nga reperët më të njohur shqiptar është Getinjo. Ai dhe vëllai i tij, Mozzik, kanë arritur shumë suksese me këngët e...

Ulen rastet e reja në 24 orët e fundit, humbin jetën nga koronavirusi 5 qytetarë

Në 24 orët e fundit, 5 qytetarë kanë ndërruar jetë nga koronavirusi. 2 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Mirdita, 1 qytetar...

Shpërthen në flakë makina tek “Casa Italia”, kalimtarët largohen të frikësuar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak më parë në kryeqytet. Një makinë tip “Ford Focus” ka shpërthyer në flakë.