Përkeqësohet situata/ 273 raste të reja me koronavirus, sa pacientë humbën jetën

Në 24 orët e fundit, nuk kanë arritur dot të mbijetojnë nga Covid-19 pesë pacientë. Një 74 vjeçar nga Durrësi, një 76 vjeçar nga Tirana, një 81 vjeçar nga Rrogozhina, një 82 vjeçar nga Shkodra, një 91 vjeçar nga Korça, kanë humbur jetën.

Ndërkaq, në dy spitalet Covid, po trajtohen 259 pacientë. 20 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 3 në gjendje të intubuar.

Po ashtu, janë shëruar 44 qytetarë. Në 24 orët e fundit, janë kryer 1289 testime, ku janë evidentuar 273 qytetarë të prekur.

 192 raste në Tiranë, 17 raste në Korçë, 12 raste në Lezhë, 10 raste në Gjirokastër, 8 raste në Shkodër, 7 raste në Sarandë, 5 raste në Kavajë, 4 raste në Durrës, 3 raste në Fier, 2 raste në Kurbin, Kamëz, Tepelenë, Gramsh, 1 rast në Lushnje, Mirditë, Mallakastër, Mat, Divjakë, Malësi e Madhe, Patos.

TE FUNDIT

- Advertisment -

ME TE SHIKUARAT

Zbardhen prapaskenat e sherrit, ja arsyeja pse aktori Rezart Veleshnja u largua nga emisioni “Shiko Kush Luan”

Sezoni i ri i “Shiko Kush Luan” nisi me dy kapitenët Florjan Binaj dhe Rezart Veleshnja, mirëpo ky i fundit u shfaq vetëm në...

Aksident rrugor në Tiranë, motori përplas 75-vjeçaren

Një aksident me pasojë plagosjen e një personi ka ndodhur pasditen e sotme në Tiranë. Një motor, ka përplasur një këmbësore në rrugën ‘Tre...

Kur do të ndryshohet ora dhe a është kjo hera e fundit? Ja çfarë ka vendosur Bashkimi Evropian

Edhe në këtë vit ndryshimi i orës do të jetë si në vitet më parë, pavarësisht se BE e ka marrë tashmë vendimin për...

Momente nga protesta sotme/ 18 të proceduar, mes tyre ish deputetja dhe kreu i lëvizjes “Vetëvendosje”

Policia ka proceduar penalisht 18 shtetas, 3 prej tyre organizatorë të tubimit të sotëm para ministrisë së Jashtme greke.Ata do procedohen për veprat penale...