Përjashtohet Flamur Noka! Basha e heq si nënkryetar të Komisionit të Sigurisë, çfarë pritet të ndodhë

Kreu demokrat Lulzim Basha ka paralajmëruar përjashtimin e Flamur Nokës nga Grupi Parlamentar i PD, ndërsa e ka larguar si nënkryetar nga Komisioni parlamentar i Sigurisë.

“Sot Kryetari i PD Lulzim Basha i ka komunikuar shkarkimin nga funksioni i Nënkryetarit të Komisionit të Sigurisë Flamur Nokës, si dhe e ka paralajmëruar për përjashtimin e tij nga Grupi Parlamentar”, thuhet në një njoftim zyrtar nga PD.

Arsyeja e këtij vendimi është shndërrimi i mbledhjes së Kryesisë së Grupit në laborator të prodhimit të gënjeshtrave për të baltosur Kryetarin dhe Partinë Demokratike, duke sajuar diskutime apo qëndrime, të pathëna dhe të paqena.

- Advertisement -

“Këto shpifje dhe sajesa të herëpashershme dhe të përsëritura, dëmtojnë interesin e Partisë Demokratike dhe të demokratëve, duke shfokusuar vëmendjen e betejës së opozitës ndaj të vetmit kundërshtar që është armiku i Shqipërisë dhe shqiptarëve Edi Rama”, thuhet në reagimin zyrtar.

Vendimi ka ardhur pas debateve që u zhvilluan dje në mbledhjen e Kryesisë së Grupit Parlamentar të PD, ku Noka dhe Basha shkëmbyen replika të forta, pas etiketimit “llum” nga kreu demokrat të një pjese të demokratëve.

- Advertisement -

Të fundit

Të fundit