Friday, September 18, 2020

“Periudha më e rëndë për njerëzimin”, mjekët bëjnë paralajmërimin pas shtimit të të infektuarve

Dr. Joseph Varon është zyrtari kryesor i Qendrës Mjekësore të Bashkuar “Memorial” në Houston, SHBA. Së fundmi, ai ka bërë një deklaratë të fortë pas rritjes së rasteve me koronavirus.

Gjatë javëve të fundit, zona e Houston në SHBA ka parë një rritje të rasteve me Covid. Sipas mjekut, njerëzit ende nuk janë ndërgjegjësuar dhe nuk mbajnë maska.

Ai ka thënë se po zhvillon dy beteja, luftën kundër koronavirusit dhe ‘luftën kundër idiotësisë’. “Luftën e dytë e kam gjithnjë e më të vështirë ta kuroj. Kam punuar në mes të tërmeteve, në mes të sulmeve me bomba, në mes të cunameve. Kam punuar pas çdo katastrofe të imagjinueshme. Por kjo është më e rënda që kam parë”, është shprehur mjeku.

Të shumtë janë personat nga stafi mjekësor që janë infektuar me koronavirus. Infermierja Christina Mathers rezultoi pozitive javën e kaluar.

Ajo ka thënë se shumë njerëz nuk i respektojnë masat e distancimit social. Dr. Varon ka deklaruar se shumë pacientë nuk marrin dot frymë pa ndihmën e aparaturave.

TE FUNDIT

- Advertisment -

Most Popular

“Deklaroni menjëherë pasurinë”, OFL iu çon formularin katër të dënuarve për terrorizëm

Pasditen e sotme Operacioni Forca e Ligjit i ka dërguar formularin për vetëdeklarimin e pasurisë, katër të dënuarve me akuzën e terrorizmit.Bëhet fjalë për...

“Nuk dua lemoshë”, Armando Duka letër të hapur kryeministrit Rama

I nderuar zoti Kryeministër!Shpresoj të kem vëmendjen Tuaj, në këtë moment historik për të krijuar një bazë ligjore, nxitëse për sportin në vendin tonë....

Horoskopi për ditën e shtunë, 19 shtator, 2020

DashiNë dashuri nuk do e keni të lehtë menaxhimin e situatës. Në punë do të jeni energjik dhe me shumë gjasë, do të keni...

I rrethuar plot me njerëz, Pipero shpallet “Qytetar Nderi” (Pamje nga ceremonia)

Qyteti i Skraparit, vendi ku u lind dhe u rrit Doktor Pëllumb Pipero, e nderoi sot mjekun e shquar me titullin e lartë “Qytetar...