Përfundon “Skadenca”/ Operacioni policor në Shkodër çon 56-vjeçarin në pranga

I quajtur me emrin e koduar “Skadenca”, operacioni i bluve të Shkodrës u finalizua me arrestimin e një shtetasi. Operacioni i nisur prej disa ditësh, pati në fokus pijet e skaduara që ishin në treg. Gjatë kontrollit në terren të një subjekti u gjetën sasira të mëdha të pijeve, kryesisht lëngje frutash, të cilave u kishte kaluar afati i skadencës.
Administratori i subjektit ku u gjetën pijet, të cilat u kishte kaluar afati i skadencës, u arrestua në kushte flagrane. Si rezultat, D.H. 56 vjeç, banues në Shkodër u arrestua për veprën penale “Import, prodhim, shitje ose ruajtje e ushqimeve të rrezikshme për shëndetin ose jetën e njerëzve”. – kështu tha ndër të tjera Policia e Shtetit në njoftimin për mediat.

- Advertisement -

Të fundit

Të fundit