Përdhunimi në grup i 15-vjeçares /Nathanaili: Drejtori i shkollës të japë dorëheqjen

Përdhunimi i 15-vjeçares nga 5 persona ka tronditur opinionin publik. Ngjarja ka ndodhur në Tarazh të Mirditës, një fshat i vogël afro 5 kilometra larg qendrës, qytetit të Rrëshenit, një distancë që kryesisht banorët e përshkrojnë në këmbë. Nuk ka lajm se në cilën shkollë studionte vajza, por pasur parasysh moshën, duhet të ndiqte shkollën 9-vjeçare të fshatit. Nëse është kështu, akoma më keq, sepse ngjitur me shkollën është edhe një kishë!

Nuk është hera e parë që ndodhin ngjarje të tilla në Shqipëri, por gjithnjë, më shumë se organet e prokurorisë, akuzon opinioni publik dhe gjithnjë në sfond gjendet edhe një shkollë me disa drejtues të papërgjegjshëm. Prokuroria kurrë nuk u është drejtuar shkollave për gjetjen e fajtorëve dhe asnjëherë nuk kemi drejtor të shkarkuar për ngjarje të tilla.

 

- Advertisement -

Valbona Nathanaili, pedagoge dhe përkthyese, ngre zërin e indinjuar, duke kërkuar dorëheqjen e drejtorit të shkollës ku mëson vajza, për papërgjegjshmëri dhe paaftësi në drejtim.

  • Valbona Nathanaili shkruan në rrjetin e saj Facebook
- Advertisement -

Si ka mundësi që atë vajzën e vogël e kanë marrë në shkollë shumë herë me makinë dhe askujt nuk i ka bërë përshtypje? Do i dalë njeri për zot këtyre shkollave apo do vazhdojmë përsëri të dëgjojmë tragjedi të tilla? Ministrja e Arsimit e di çfarë ka ndodhur apo akoma është në fushatë? Ka vajtur ndonjë gazetar dhe t’i kërkojë llogari, se si ka mundësi që vajza e vogël ka lënë orët e mësimit dhe asnjë nuk ka vënë në dijeni familjen!

Po psikologu i shkollës si është e mundur që është kaq pak i besueshëm, sa vajza nuk i ka thënë asnjë gjysmë fjale!

Dënimi i atyre monstrave është njëra anë e çështjes! Tjetra është niveli i papërgjegjshëm i shkollës!

Më e pakta: drejtori i shkollës duhet të japë dorëheqjen!

Dhe një këshillë për të gjithë pushtetarët që indinjohen nga çfarë ka ndodhur në Facebook: na e lini ne këtë rrjet social për të shprehur indinjatën! Ju shkoni punoni dhe merrni masa që të mos ndodhin më ngjarje të tilla!

Turp që nuk bëni një analizë dhe ta ktheni në shembull për të gjithë ata që kanë bërë indiferentin.

Të mendosh që ka ndodhur në një vend të vogël, ku edhe macja kur kalon kthehet koka, dhe të mos shohësh një vajzë që e marrin te dera e shkollës herë me një makinë dhe herë me një tjetër në mes të ditës! Po mungesat si ja kanë justifikuar të gjorës!

- Advertisement -

Të fundit

- Advertisment -

ME TE LEXUARA