Friday, October 30, 2020

Për një copë rrugë! Vritet me thikë babai i dy fëmijëve në Durrës, si ndodhi ngjarja e rëndë

\

Një vrasje ndodhi mesditen e sotme në Durrës. Idajet Dulla, 34 vjeç, u vra nga Arbër Koti, pas një konflikti që ata patën me njëri-tjetrin.

Raportohet se shkak i konfliktit është bërë një copë rrugë. Dyshja janë konfliktuar verbalisht me njëri-tjetrin mesditen e sotme.

Kjo ka ardhur pasi autori i kishte zënë rrugën viktimës, një vend për të cilin dy familjet ishin në konflikt prej kohësh. “Pse më zë vendin”, mësohet të ketë qenë fjalia që ka nisur sherrin mes tyre.

34 vjeçari, baba i dy fëmijëve, ka qëlluar me grusht Kotin. Ky i fundit ka nxjerrë thikën dhe e ka masakruar Dullën, duke e lënë të vdekur pranë shinave të trenit tek Plepat në Durrës.

Bashkëshortja dhe e ëma e dërguan menjëherë Dullën në spital, por më kot. Policia është vendosur në kërkim të autorit.

TE FUNDIT

- Advertisment -

ME TE SHIKUARAT

Situata kritike, hapet spitali “Covid 3” në Tiranë, 150 shtretër dhe një Reanimacion

E premtja ka shënuar numër rekord me 301 të shtruar në dy spitalet Covid e për pasojë të gjitha kapacitet janë ezauruar. Kjo ka...

Godet sërish Aleksandër Gjoka pas ofendimeve të Ramës/ Si ndihet këngëtari pas publikimit të videos që bëri xhiron e rrjetit

Video e këngëtarit Aleksandër Gjoka, i cili përdori fjalë fyese ndaj kryeministrit Edi Rama, lidhur me masat e marra nga qeveria për pezullimin e...

Tërmeti në Turqi/ Humbin jetën tragjikisht dy të rinjtë, i ze muri poshtë

Tërmeti i fuqishëm në Detin Egje, me magnitudë 6,6 i shkallës rihter, të paktën sipas Agjencisë turke të Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave, goditi...

“Ja vatrat kryesore të përhapjes” Pëllumb Pipero, bën deklaratën e rëndësishme për virusin

Pas masave të reja të vendosura nga Komiteti Teknik i Ekspertëv si pasojë e rritjes së rasteve me COVID19, ka folur dhe mjeku i...