Prezantuesi i njohur Edi Manushi ka dalë pozitiv me koronavirus.
Menjëherë pas këtij lajmi ka reaguar dhe kospiracionisti Alfred Cako, që është një nga bashkëpunëtorët e tij në rubrikën “Rrethi Katror” në “E Diell”.
Cako i uroi të shkuara mikut të tij dhe e sugjeroi një mjekim amerikan, që sipas tij, ka efekete të larta kuruese.
“S’më dëgjove mua, kur thoja jo maskë, jo tampon, jo në spital, por dëgjoje më shumë Bledi Manen, mos i dëgjo këto rilindasit shumë më dëgjo mua, hajt të shkuara. Ki parasysh mjekimet e amerikanëve. Mos ça kokë se për 4-5 ditë je i shëruar. Do dalësh për vrap, të mos harrosh vitaminën C, avokado, zink, vitaminën D lëng,” tha Cako.