Monday, October 26, 2020

Pas tragjedisë në Bulqizë, flet mjekja për gjendjen shëndetësore të 16 vjeçares së mbijetuar

16 vjeçarja e mbijetuar e tragjedisë në Ostrimë të Madhe të Bulqizës, Merita Tola është jashtë rrezikut për jetën.

Sipas mjekes Viola Kaja, gjendja shëndetësore e Meritës është stabilizuar, ndërsa thotë se do të mbahet në kontroll të vazhdueshëm.

“Aktualisht gjendja e pacientes paraqitet e stabilizuar, janë bërë ekzaminimet, eko, skaner, janë bërë ekzaminimet edhe me neurokirugun dhe gjendja është e stabilizuar. Pacientja është në observimin e urgjencës. Për momentin do të qëndrojë këtu dhe për disa orë do të qëndrojë këtu. Nga ekzaminimet rezulton që parametrat janë në normë”, tha mjekja e urgjencës në spitalin e Traumës, Viola Kaja

Në Ostrimë të Madhe humbën jetën nga asfiksia Rajmonda Tola, 40 vjeçe, së bashku me djalin Fatjonin, 16 vjeç dhe vajzën e madhe Rudinën, 22 vjeçe.

Ka qenë kunata e Rajmondës ajo që i ka gjetur të pajetë trupat e 3 familjarëve, ndërsa Meritën e ka nisur me urgjencë drejt spitalit.

TE FUNDIT

- Advertisment -

ME TE SHIKUARAT

288 raste të reja me Covid, 51 të shëruar dhe 3 humbje jete/ Ja shtrirja gjeografike e rasteve aktive

Ministria e Shëndetësisë deklaroi sot se janë konfirmuar 288 raste të reja me koronavirus.Gjithashtu, në të dy spitalet dedikuar Covid-19 në Tiranë kanë ndërruar...

Dalin nga kampi Al-Hol katër fëmijë shqiptarë, Rama niset drejt Libanit: Do të marrim…

Finalizohet sot pjesa e parë e operacionit të kthimit në Shqipëri të fëmijëve dhe grave që ndodhen në kampin e Al Holit në Siri.Kryeministri...

Gafa e Pampurit “11×2=24”, Rama qesh me lot dhe ironizon: Tabela e shumëzimit në PD ka virusin lule më lule

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për gafën e ish-deputetes së PD-së, Oriola Pompuri, e cila teksa po llogariste shtretërit në spitalet Covid, tha se...

Ekzekutohet udhëheqësi i lartë i al-Kaidës, pjesë e terroristëve më të kërkuar në botë

Forcat afgane kanë ekzekutuar udhëheqësin e lartë të al-Kaidës, Abu Muhsin al-Masri. Ai ishte pjesë e listës së Byrosë Federale të Hetimit...