Pas 8 javësh në terapi, Indriti fiton betejën me koronavirusin dhe shkon në shtëpi shëndoshë e mirë

Pas 8 javësh në terapi intensive Indriti fiton betejën me koronavirusin

Një lajmi i mirë vjen nga spitali Covid2, ku Indriti pas 8 javësh në terapi intensive ia ka dalë ta mundë koronavirusin.

Lajmin e ka bërë me dije vetë ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu me anë të një postimi në ‘facebook’ ku shkruan se falë punës së palodhur të stafit mjekësor Indriti po kthehet në shtëpi.

- Advertisement -

Ndët të tjera ajo u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të rrespektojnë masat për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

“Pas 8 javësh në terapi intensive në spitalin COVID2, në gjendje shumë të vështirë, Indriti ia ka dalë ta mundë COVID19, falë punës së palodhur të stafit mjekësor dhe kthehet i shëruar në shtëpi

Mos e ulni vigjilencën

Distancë Maskë Higjienë

Mbroni veten dhe njerëzit që ju rrethojnë. Të kontribuojmë të gjithë për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm COVID19,” shkruan Manastirliu.

- Advertisement -

Të fundit

Të fundit