Parashikoi tërmetin në Turqi, vjen me tjetër deklaratë të frikshme: “Ky nuk është gjë, presim si ai që shkaktoi 17 mijë viktima”

Pas tërmetit të janarit në zonën e Elazig, gjatë një interviste për “CNN turk”, Sulejman Sojlu bëri parashikimin për goditjen e rradhës.

“Ne po punojmë seriozisht në skenarin e një tërmeti të pritshëm të mundshëm me madhësi 7.5”, tha Soylu në një transmetim të drejtpërdrejtë të “CNN Turk”.

Soylu po i referohej “Tërmetit të Madh të Stambollit” që pritet të shkaktojë dëme masive.

Soylu vuri në dukje se Ministria e Brendshme ka formuar 28 grupe pune për të vlerësuar planet për pasojat e një tërmeti të mundshëm në Stamboll.

“Ky është një studim kompleks i gjithçkaje, sesi të mbrojmë thesaret në Pallatin Topkapı, për nevojat e qytetarëve tanë në epiqendrat e tërmetit,” do të shtonte Soylu.

Turqia ka qenë dëshmitare e një tërmeti me madhësi 7.6 ballë në qytetin perëndimor të Kocaeli më 17 gusht 1999 që vrau më shumë se 17,000 njerëz dhe shkaktoi dëme materiale me vlerë afërsisht 2.5 milionë dollarë.

Ndërkohë gjatë këtij viti Turqia është goditur nga dhjetëra tërmete, më i dëmshmi ai i i Elazig, më 24 janar, me magnitudë 6.7 ballë dhe që la pas 41 të vdekur dhe qindra të plagosur.

TE FUNDIT

- Advertisment -

ME TE SHIKUARAT

Lajm i trishtë, aktori i rolit legjendar humb jetën

Një lajm i trishtë është raportuar nga mediat e huaja. David Prowse, aktori i njohur britanik, që ka luajtur rolin e Darth...

“Më tha se nuk i shërbenin”, vëllai i 60 vjeçarit që u vetëvra tek Senatoriumi rrëfen detajet shokuese

Për mediat ka folur Anton Skabonda, vëllai i 60 vjeçarit që u vetëflijua sot tek “Shefqet Ndroqi”. Vëllai i të ndjerit i...

Krejt papritur, Einxhel Shkira largohet nga moderimi i emisionit “Binjakët”

Këtë sezon televiziv ka nisur emisioni “Binjakët” të vëllezërve Donald  dhe Romeo Veshaj. Bashkë me ta moderonte edhe Einxhel Shkira.

Iu gjet kokainë brenda në makinë, arrestohet nga policia këngëtari i famshëm

Këngëtari shumë i njohur grek, Notis Sfakianakis, është arrestuar nga policia. Ai u ndalua rreth orës 20:00 të mbrëmjes së djeshme.