Pandemia/ Gjermania rifut Shqipërinë në vendet me rrezik të lartë, çfarë pritet të ndodhë

Gjermania ka rifutur Shqipërinë në grupin e vendeve me rrezik të lartë nga koronavirusi.

Faktin e ka njoftuar ambasada gjermane përmes një komunikimi, ku njofton edhe dokumentet që duhen për të udhëtuar drejt Gjermanisë.

Në njoftimin e ambasadës gjermane në Tiranë thuhet:

- Advertisement -

Nga dita e diel, 16 janar 2022, Shqipëria konsiderohet sërish si një vend me rrezik të lartë nga Covid19. Për hyrjen në Gjermani kjo do të thotë:

- Advertisement -

Ju duhet të regjistroheni në faqen e internetit www.einreiseanmeldung.de para se të udhëtoni për në Gjermani.

Gjatë regjistrimit ju duhet të ngarkoni një dëshmi shërimi nga një infeksion me Covid19 ose që jeni plotësisht të vaksinuar. Nëse nuk mund të paraqisni asnjërën nga këto dy dëshmi, do t’ju duhet një test i Covid19 për të hyrë në Gjermani. Megjithatë pas mbërritjes do ju duhet të karantinoheni për dhjetë ditë. Pas pesë ditësh, ju mund të testoheni përsëri dhe, nëse rezultati i testit është negativ, mund t’i jepni fund karantinës.

- Advertisement -

Të fundit

- Advertisment -

ME TE LEXUARA