Pamjet e rënda të kufomave në morg, reagon Instituti i Mjekësisë: “Kur janë shumë, i lëmë në tokë”

Disa foto të publikuara në media, ku shiheshin viktimat në dyshemenë e morgut, tronditën qytetarët. Pas këtyre fotove, ka reaguar Instituti i Mjekësisë Ligjore.

Drejtori i morgut, Bledar Xhemali, ka deklaruar se kur morgu nuk ka mundësi të sistemojë të gjitha kufomat në mjedise frigoriferike, trupat vendosen me respekt në dysheme.

Ai ka deklaruar se autori i fotove është kujdesur të kryejë shërbim të porositur për të nxitur panik. Në reagimin e tij, ai i bën thirrje ministrisë së Drejtësisë që të bëjë verifikime për personin që ka bërë fotot.

 “Edhe logjika më elementare të thotë se ky është thjesht dhe vetëm një inskenim! Është e dhimbshme deri në neveri, që autori i fotove është kujdesur të kryejë një shërbim të porositur për të nxitur panik dhe nxirë bluzat e bardha të institucionit. Ne kemi njoftuar institucionet eprore për këtë operacion keqdashës dhe kriminal në raport me publikun dhe shpresojmë që fajtori të identifikohet e të vihet para drejtësisë”, thuhet ne njoftim.

TE FUNDIT

- Advertisment -

ME TE SHIKUARAT

“Ishte i pavetëdijshëm dhe i ftohtë”, ndërron jetë i ati sapo del nga Infektivi, djali denoncon mjekët

Një denoncim i fortë ka mbërritur nga familjarët e një të moshuari me inicialet Ll.G në kryeqytet, të cilët kanë pretendime se stafi mjekësor...

Gjermania nuk del nga mbyllja, cilat do jenë masat e tjera kufizuese që priten të shtohen

Më 2 nëntor Gjermania u fut në një mbyllje të lehtë për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve dhe vdekjeve....

E trishtë, ndërron jetë nga koronavirusi babai i Myftiut të Shkodrës

Një lajm i trishtë është raportuar në media. Babai i Myftiut të Shkodrës Muhamed Sytari, Bardhyli, ka ndërruar jetë nga koronavirusi.

“Mbizotëron k*rvëria, turp!”, Erik Lloshi shpërthen keq ndaj Festivalit të Këngës në RTSH

Erik Lloshi, këngëtari i njohur shqiptar, do marri pjesë këtë vit në Festivalin e 59 të Këngës në RTSH. Aty ai konkurron...