Një trajner boksi është përkeqësuar shumë pas infektimit me koronavirus. Ai mori vesh të premten se kishte dalë pozitiv me Covid-19.
Gjendja e Michael Allen nga Britania e Madhe u rëndua menjëherë. Ai është shtruar në kujdes intensiv dhe është vendosur në oksigjen.
Së fundmi, trajneri i boksit ka publikuar një video nga spitali. Ai u jep një mesazh fansave të tij, duke thënë se bëri shumë gabim që nuk i kishte respektuar masat anti-Covid.
“Mendova se isha i pathyeshëm dhe i pamposhtur derisa të më prekte mua. Nuk mund të flisja. Nuk mund të flisja sepse mushkëritë e mia ishin aq të ulta sa nga kollitja nxjerr helm të bardhë dhe të verdhë. Po vdes”, dëgjohet të thotë Allen në video.