Pamje shokuese/ I riu masakrohet për vdekje, disa persona e gjuajnë brutalisht me shkopinj

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Kamina të Greqisë. Një 29 vjeçar është goditur brutalisht me shkopinj dhe me thika nga disa persona.

Raportohet se 29 vjeçari ka gjetur vdekjen e menjëhershme, ndërsa një 25 vjeçar që ndodhej me të ka mbetur i plagosur rëndë.

Sipas njoftimit të policisë, një 17 vjeçar dhe një 24 vjeçar janë arrestuar. Organizatori i këtij grupi është identifikuar nga policia dhe është në kërkim.

Ngjarja e rëndë ndodhi dje në mesditë në rrugën Agioi Anargyroi në Kaminia. Autorët kanë hyrë në shtëpinë e viktimës dhe e kanë goditur me thikë e shkopinj, duke i shkaktuar vdekjen.

Dyshohet se pas kësaj ngjarje fshihen grupe mafioze pakistaneze që janë të përfshirë në kontrabandën e paligjshme të cigareve dhe drogës.

TE FUNDIT

- Advertisment -

ME TE SHIKUARAT

“Ishte i pavetëdijshëm dhe i ftohtë”, ndërron jetë i ati sapo del nga Infektivi, djali denoncon mjekët

Një denoncim i fortë ka mbërritur nga familjarët e një të moshuari me inicialet Ll.G në kryeqytet, të cilët kanë pretendime se stafi mjekësor...

Gjermania nuk del nga mbyllja, cilat do jenë masat e tjera kufizuese që priten të shtohen

Më 2 nëntor Gjermania u fut në një mbyllje të lehtë për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve dhe vdekjeve....

E trishtë, ndërron jetë nga koronavirusi babai i Myftiut të Shkodrës

Një lajm i trishtë është raportuar në media. Babai i Myftiut të Shkodrës Muhamed Sytari, Bardhyli, ka ndërruar jetë nga koronavirusi.

“Mbizotëron k*rvëria, turp!”, Erik Lloshi shpërthen keq ndaj Festivalit të Këngës në RTSH

Erik Lloshi, këngëtari i njohur shqiptar, do marri pjesë këtë vit në Festivalin e 59 të Këngës në RTSH. Aty ai konkurron...