Opinion / Bashkim Zahaj: “Kështu ikin artistët!” Homazh në nder të Guljelm Radojës

Kështu ikin artistët!

Në heshtje, pa bujë… Të nëpërkëmbur nga një pjesë që i etiketon “komunistë”, dhe po aq edhe nga një pjesë tjetër, që i quan “demokratë”. Për një pjesë tjetër, as e di kush janë dhe as do të dijë!

Kështu ikin artistët!

- Advertisement -

Me arkivin plot. Arkivin e kombit plot! Por që ka mbetur vetëm një ëndërr, sepse u vodh! Arkivi që mbushën, por e vodhën nuk e ndihmoi dot për plotësimin e një pensioni qesharak! Pse? Sepse nuk do i “madhi”. Ai që nuk i sheh dot me sy artistët! Ai që i ndau dhe i përçau me marifete nga më të ndryshmit, me vetëm një synim: të zbrazë memorien e popullit. Me të gjitha format dhe mënyrat! Së fundmi, edhe duke sajuar kauza politike, ku shumë prej tyre ranë me të dyja këmbët brenda. Si thëllëzat në grackë.

- Advertisement -

Artistët ikin duke e lënë arkivin në dorë të Sandrinove… shit e bli… bli e shit… por asnjë cent në xhepat e artistëve!

Kështu ikin artistët…

Artistë shqiptarë që vazhdojnë të lëvizin më këmbë, ata me fat kanë mundur të blejnë ndonjë biçikletë dhe më fatlumët kanë mundur të sigurojnë edhe ndonjë makinë të përdorur, model të shekullit të kaluar.

Artistët shqiptarë që sistemi i ka zënë përfyt me gjithçka që ka në dorë, ua shtrëngon dhe po u merr frymën.

Ti që ke ngelur gjallë akoma… ç’ma mban kokën mënjanë! Për xhelozi? Për bindje? Për hakmarrje? Për servilizëm? .

Zgjohu sa je akoma gjallë! Të gjitha honorarët që të jep pushteti, për interesat e tij, nuk janë asgjë përpara asaj që ti dhe kolegët e tu mund të bësh për këtë pak art që na ka mbetur! Në nder të kombit, shoqërisë, familjeve dhe fëmijëve tanë!

Kështu duhet të ikin artistët!

- Advertisement -

Të fundit

- Advertisment -

ME TE LEXUARA