Sunday, September 20, 2020

OFL sekuestron 2 makinat e blinduara të “Il Padrinos” që u ekzekutua në atentat, 8 të tjera nën kontroll

Ditën e sotme, Operacioni Forca e Ligjit ka zbarkuar në Vlorë. Prej andej, janë kontrolluar rreth 400 makina, në hyrje dhe dalje të qytetit.

Efektivët kanë verifikuar pronësinë e automjeteve që janë ndaluar. Nga 400 makinat e kontrolluara, 10 automjete janë sekuestruar nga policia.

Katër nga makinat e sekuestruara janë të blinduara, dy prej të cilave i përkasin Edison Harizajt. I njohur ndryshe si “Il Padrino”, Harizaj u vra në një atentat në Durrës mesnatën e 7 nëntorit 2018.

Mësohet se makinat e Harizajt janë gjetur në garazhdin e një kompleksi në Vlorë të quajtur “Oslo”. Ato janë sekuestruar për të verifikuar dokumentacionin dhe pronësinë e tyre.

Mësohet se në këtë kompleks jetojnë ende familjarët e Harizajt. Ndërkaq, 8 automjete të tjera janë në proces verifikimi, që i përkasin personazheve të krimit në Vlorë, por identitetet e pronarëve nuk janë bërë të ditur.

 

TE FUNDIT

- Advertisment -

Most Popular

Moti për ditën e dielë, 20 shtator

Gjatë ditës së dielë, në vend do të mbizotërojë koha e kthjellët.Temperatura më e lartë do të jetë...

Horoskopi për ditën e diel, 20 shtator, 2020

DashiJu pret një ditë e qetë në dashuri, pasi e diela do të jetë mjaft pozitive për ndjenjat. Sa i takon punës, do të...

U injektuan me vaksinën ruse anti-Covid, vullnetarët tregojnë efektet anësore që kanë përjetuar

Mikhail Murashko është ministri rus i Shëndetësisë. Ai ka deklaruar së fundmi se 40 mijë vullnetarë në Rus janë injektuar me vaksinën...

Rreziku i valës së dytë të koronavirusit, kryeministri i vendit evropian paralajmëron karantinën

Boris Johnson, kryeministri i Britanisë së Madhe, ka bërë një deklaratë të fortë. Ai ka thënë se po shihet një valë e...