Saturday, September 19, 2020

OFL i dërgoi formularin, kush është Kreshnik Muja

Operacioni Forca e Ligjit ka ‘goditur’ sërish dy të dënuar në Britaninë e Madhe për trafik droge. OFL i ka kërkuar të justifikojnë pasuritë Kreshnik Mujës dhe E.SH., të dy banues në Elbasan.

Kreshnik Muja dhe E.Sh. do të duhet që brenda 48 orësh t’u përgjigjen me shkrim të gjitha pyetjeve lidhur me pasuritë e tyre, të cilat do t’i dërgohen SPAK-ut.

Kush është Kreshnik Muja?

Emri tij u bë publik për median shqiptare pasi pas një operacioni antidrogë në Britaninë e madhe, në vitin 2018, u arrestuan 10 persona, të gjithë shqiptarë.

Ata akuzoheshin për trafik të lëndëve narkotike.

Gjatë këtij operacioni u sekuestruan nga autoritetet britanike 6 fabrika që kultivonin kanabisin,  5 prona dhe një sasi e madhe kanabisi.

Emrat e të arrestuarve në vitin 2018 nga autoritetet britanike:

-Kreshnik Muja, 20 vjeç

-Dritan Muhametaj, 27 vjeç

-Gurgen Nikoci, 21 vjeç

-Bardhyl Arifaj, 33 vjeç

-Ardit Agaj , 27 vjeç

-Aranit Kasaheri, 34 vjeç

-Elis Gashi, 32 vjeç

-Dardan Horhaj, 22 vjeç

-Jeton Muja, 26 vjeç

-Besjan Muja, 31 vjeç

Image

TE FUNDIT

- Advertisment -

Most Popular

Tërmet në Greqi lëkundjet ndihen edhe në vendin tonë, publikohen të dhënat

Lëkundje tërmeti në Shqipëri. Lëkundja është ndjerë në Tiranë, por zgjati pak sekonda. Të dhënat e para flasin për një...

Moti për ditën e shtunë, 19 shtator

Gjatë ditës së shtunë, në vend do të mbizotërojë koha e vranët.Temperatura më e lartë do të jetë...

“Ramës i doli boja”, Vasili sulmon hapur: “Propozon mbyllje 100 për qind të listave”

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, me anë të një shënimi në rrjetet sociale shkruan, se Edi Ramës i ka dalë përfundimiisht boja.Vasili shprehet se,...

“Deklaroni menjëherë pasurinë”, OFL iu çon formularin katër të dënuarve për terrorizëm

Pasditen e sotme Operacioni Forca e Ligjit i ka dërguar formularin për vetëdeklarimin e pasurisë, katër të dënuarve me akuzën e terrorizmit.Bëhet fjalë për...