Friday, September 18, 2020

“O ish brekëgrisur me vilat në Lalëz, s’do keni vrimë ku të futeni”, mjeku Kalo revoltohet me politikanët

Mjeku Tritan Kalo ka treguar së fundmi historinë e një zonje që mezi siguronte lekët për të blerë bukë. Kalo është shprehur se shumë shqiptarë nuk po sigurojnë dot bukën e gojës ndërkohë që pushtetarët jetojnë mes luksit.

Më tej, Kalo ka theksuar se janë rikthyer ditët migjeniane të “Legjendës së Misrit” dhe të “Poemës së Mjerimit”. Sipas tij, ka ardhur koha e maskarenjve.

Reagimi i mjekut:

KOHË KOVIDIANE…15.09.2020…Dita Ndërkombëtare e Demokracisë dhe “Poema jonë Migjeniane e varfërisë”…DEMOKRACIA është sistemi i shanseve te barabarta, sistemi i zbutjes së dallimeve shoqërore, sistemi ku ekzistenca e sigurisë së jetës, e strehimit, e punësimit, e shkollimit, e përkujdesit shëndetsor, i drejtësisë për të gjithë janë të garantuara….A është DEMOKRATIK sistemi ynë??….LEXOJENI sy dhe veshë hapur ju “Rollinghillasat dhe Gjirëlalistat” tanë, ju autorët Pusht-Shtetarë të DEMON-KRACISË “Made in Albania”….JENI JU dhe sëra e juaj që i rikthyet ditët Migjeniane të “Legjendës së Misrit” dhe të “Poemës së Mjerimit”, sepse për fatin tonë të zi “KOHA ËSHTË E MASKARENJVE” (A.A.)…. E përjetuar SOT në vetë të parë….Dëshiroja të bleja bukë këtë pasdite në një Punishte prodhuese të produkteve të brumrave ngjitur me Spitalin Gjerman te Rruga e Kavajës. Para meje një zonjë që pasi bleu një llallë 50 lekëshe i tha shitëses: “Të lutem më jep një panine 10 lekëshe, që ta ha së bashku me llallën. PO BËRA më vonë një tjetër 50 leksh do të vi të blej një bukë për në shtëpi.”….MU bë një lëmsh në grykë dhe sytë mu mbushën me lot…I thashë shitëses që ti ofrojë zonjës dy bukë e ndonjë gjë tjetër të nevojëshme, që tua shpjerë fëmijëve të saj, sepse e paguaj unë së bashku me bukën time….Zonja dëgjoji fjalët e mia dhe syhapur u kthye e më tha se: “A je i sigurtë që do t’i paguash?”….”Është më e pakta gjë që mundet të bëj për ju në këto çaste” – iu përgjigja unë….Fjalët e saj të mirënjohjes dhe sytë e saj plot lot, KURRË nuk do t’i haroj sa të frymoj në këtë botë jarane….JU “FUKARENJTË tanë” që banoni në vila disakatëshe, disa edhe me dhjetë banjo kudo në këtë TOKË të bekuar nga PERËNDIJA, por të MALLKUAR nga sëra e juaj plangprishëse dhe e pangopur, U KAM LËNË PERËNDINË të marë hak për këta të mjerë, që NUKU NGOPIN DOT BARKUN me bukë në ndërkohë kur ju, zonjat tuaja e barkëgicat fëmijët tuaj notoni mes lluksit e vanitetit….JU “ish brekëgrisur të para 1990” dhe sot “PASHALLARË të kuq, blu, rozë apo pink”, të asaj që quhet SHQIPËRI e andej dhe e këndej Drinit, JU RIKUJTOJ se do të vijë shpejt një ditë që populli do zgjohet dhe do ngrihet…..NUKU do të ketë vrimë ku do mundeni të fshiheni….Vërtet që ”KOHA ËSHTË E MASKARENJVE, POR ATDHEU I SHQIPTARËVE” (A.A.)….Quo vadis Shqipëria ime Natyrale e 28.11.1912!!!

TE FUNDIT

- Advertisment -

Most Popular

“Ramës i doli boja”, Vasili sulmon hapur: “Propozon mbyllje 100 për qind të listave”

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, me anë të një shënimi në rrjetet sociale shkruan, se Edi Ramës i ka dalë përfundimiisht boja.Vasili shprehet se,...

“Deklaroni menjëherë pasurinë”, OFL iu çon formularin katër të dënuarve për terrorizëm

Pasditen e sotme Operacioni Forca e Ligjit i ka dërguar formularin për vetëdeklarimin e pasurisë, katër të dënuarve me akuzën e terrorizmit.Bëhet fjalë për...

“Nuk dua lemoshë”, Armando Duka letër të hapur kryeministrit Rama

I nderuar zoti Kryeministër!Shpresoj të kem vëmendjen Tuaj, në këtë moment historik për të krijuar një bazë ligjore, nxitëse për sportin në vendin tonë....

Horoskopi për ditën e shtunë, 19 shtator, 2020

DashiNë dashuri nuk do e keni të lehtë menaxhimin e situatës. Në punë do të jeni energjik dhe me shumë gjasë, do të keni...