Nxjerr armën për të qëlluar vëllanë/ Zbulohet si u parandalua ngjarja e rëndë në Vlorë

Në Vlorë është parandaluar një ngjarje e rëndë ku shtetasi I.T, 46 vjeç ka tentuar të qëllojë me pistoletë vëllain e tij, shtetasin A.T 55 vjeç. Sipas raportit të policisë, ngjarja ka ndodhur si shkak i konflikteve të dobëta mes tyre.

Ndërsa menjëherë pas ndërhyrjes së policisë, 46 vjeçari ka tentuar të ç’montojë pistoletën, por efektivët e kanë kapur në flagrancë dhe e kanë arrestuar në çast.

Njoftimi i Plotë:

- Advertisement -

Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë për veprat penale “Dhuna në familje” dhe ” Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, shtetasin I.T.,46 vjeç, banues në Vlorë, pasi gjatë një konflikti me vëllain e tij, shtetasin A.T., 55 vjeç, ka nxjerrë armën e zjarrit pistoletë dhe më pas për t’ju shmangur kontrollit të policisë e ka çmontuar psitoletën.

- Advertisement -

Shërbimet e policisë sekuestruan në cilësinë e provës materiale pjesët e pistoletës dhe një krëhër me 7 fishekë.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

- Advertisement -

Të fundit

- Advertisment -

ME TE LEXUARA