Friday, September 18, 2020

“Numri i vdekjeve nga Covid tre herë më i lartë, nuk po e zbulojnë të vërtetën”, del investigimi shokues

“BBC” ka raportuar se Irani ka fshehur numrin e viktimave të shkaktuara nga koronavirusi. Sipas këtij raportimi, numri i vdekjeve është tre herë më i lartë nga sa është thënë.

Ministria e Shëndetësisë së Iranit ka raportuar 14.405 të vdekur nga Covid. Por “BBC” thotë se në fakt janë 42 mijë persona të pajetë në këtë shtet nga pandemia.

Edhe shkalla e infektimit është më e lartë. Irani ka raportuar 278 mijë të infektuar, por “BBC” thotë se bëhet fjalë për 451.924 të infektuar.

Këto të dhëna vijnë nga një dokument që “BBC” ka siguruar. Sipas këtyre dokumentave, vdekja e parë nga Covid në Iran ka ndodhur më 22 janar dhe jo një muaj më vonë.

Kështu, “BBC” shkruan se Irani është bërë vendi më i goditur nga pandemia në Lindjen e Mesme. Personi që i ka dhënë “BBC” këto dokumenta ka deklaruar se e ka bërë këtë për t’i dhënë fund lojërave politike mbi koronavirusin.

TE FUNDIT

- Advertisment -

Most Popular

“Deklaroni menjëherë pasurinë”, OFL iu çon formularin katër të dënuarve për terrorizëm

Pasditen e sotme Operacioni Forca e Ligjit i ka dërguar formularin për vetëdeklarimin e pasurisë, katër të dënuarve me akuzën e terrorizmit.Bëhet fjalë për...

“Nuk dua lemoshë”, Armando Duka letër të hapur kryeministrit Rama

I nderuar zoti Kryeministër!Shpresoj të kem vëmendjen Tuaj, në këtë moment historik për të krijuar një bazë ligjore, nxitëse për sportin në vendin tonë....

Horoskopi për ditën e shtunë, 19 shtator, 2020

DashiNë dashuri nuk do e keni të lehtë menaxhimin e situatës. Në punë do të jeni energjik dhe me shumë gjasë, do të keni...

I rrethuar plot me njerëz, Pipero shpallet “Qytetar Nderi” (Pamje nga ceremonia)

Qyteti i Skraparit, vendi ku u lind dhe u rrit Doktor Pëllumb Pipero, e nderoi sot mjekun e shquar me titullin e lartë “Qytetar...