Friday, October 30, 2020

Nuk shkoi dot në varrimin e motrës, tenton vetëvrasjen me detergjent i burgosuri shqiptar

Shpëtim Kovaçi, vëllai i të ndjerës Brunilda Kovaçi ka tentuar sërish vetëvrasjen. Ai është përpjekur t’i marrë jetën vetes për të dytën herë teksa ndodhet në burgun e Beratit.

Shpëtimi ka pirë një sasi të madhe detergjenti. Kur u pikas nga rojet e burgut, ai është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Beratit.

Fatmirësisht, Shpëtimi është kapur në kohë dhe mjekët i kanë bërë lavazho stomaku dhe i kanë dhënë medikamentet e duhura.

Brunilda Kovaçi

Ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Mësohet se Shpëtimi ka rënë në depresion që pas vdekjes së të motrës, e cila u gjend e vrarë në një pyll të Francës ditën e Krishtlindjeve.

Kujtojmë se disa ditë më parë, vëllai i Brunildës tentoi vetëvrasjen pasi nuk i dhanë leje të shkonte në varrimin e saj. Ai u përpoq të priste damarët e fytit me briskun e rrojes, por shpëtoi.

TE FUNDIT

- Advertisment -

ME TE SHIKUARAT

Moti për ditën e premte, 30 tetor

Gjatë ditës së premte, në vend do të mbizotërojë koha e kthjellët.Temperatura më e lartë do të jetë...

Ndahet nga jeta kompozitori Avni Mula/ Dedikimi prekës nga e bija: “Fluturoi në Valsin e Përjetësisë”

Ndahet nga jeta në moshën 92-vjeçare këngëtari dhe kompozitori i shquar Avni Mula.Lajmin për ndarjen e tij nga jeta e ka dhënë e bija,...

Infektohet mjekja në Elbasan, tre infermiere karantinohen, s’ka tampone

Infektohet me koronavirus një mjeke infeksioniste në spitalin rajonal ‘ Xhaferr Kongoli” Elbasan, Anjeza Dajlani. Sipas të dhënave të para mësohet se...

Jozefina Topalli flet për aventurën e re: “Pse i hyra kësaj rruge”

Nga Jozefina Topalli*Jam ndjere e emocionuar kur nje grup te rinjsh me ftuan te ishim bashke per nje kauze te forte e patriotike.Kisha kohe...