Nuk ka tampone! Infermieri kthehet ashpër Ramës: “Të ftoj ta shikosh vetë, nuk jam matrapaz, as deputet”

Që herët në mëngjes, kryeministri Edi Rama rrëmoi në të shkuarën e Zija Allhysa, pas denoncimit që Partia Demokratike dhe kryedemokrati Lulzim Basha bënë në media me deklaratën e tij, se në Durrës ka mungesë tamponësh. Rama tha se Allhysa është thjesht infermier dhe se fjala e tij nuk mund të merret për bazë.

Infermieri, Allhysa thotë se ndoshta nuk është eksperti më i mirë i shëndetësisë, por gjendjen e tamponëve në qytetin e Durrësit, e njeh mirë, ndërsa sfidon Ramën të shohë sesa tamponë bëhen në këtë qytet.

“Jam personi që marr tamponet në Njësinë vendore në Durrës. Unë nuk jam as deputet, unë nuk jam njeri matrapaz, që të merrja një diplomë false me lekë. Nuk jam për këto lloj diplomash unë, jam për t’iu hapur rrugën të rinjve, që të mund të studiojnë.

Nuk kam gjë as me ministrinë, as me drejtoreshën e ISHP-së, nuk kam gjë personale me asnjë, personale e imja është nxjerrja e të gjitha materialeve të mia në televizion, për të cilën do të shkoj dhe në gjykatë.

Kam dalë në ekran, dhe sa herë që më kanë pyetur kam thënë statusin që kam pasur, jam ndihmës epidemiolog. Dy vërejtje kam bërë unë, një që nuk ka tampone, dhe dy që mjekët nuk kanë marrë paratë që u janë premtuar.

Dje pas ngritjes së shqetësimit kam mundur që të marr 70 tampone”, u shpreh Zija Alhysa për Fax News.

TE FUNDIT

- Advertisment -

ME TE SHIKUARAT

Ramës i ndodh e papritura/ Kryefamiljari i kërkon të heqi këpucët, kryeministri akuzon Ahmetajn se i ka vjedhur çorapet

Kryeministri Edi Rama ka qenë ditën e sotme në Shijak ku ka inaguruar shtëpinë e re të qytetarit Avni Doda. Rama ka...

Shokuese në Tiranë, gjendet i vetëvarur brenda shtëpisë djali 25 vjeç

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë. Një 25 vjeçar i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur në banesën e...

Fero dhe Arbenita u martuan? Modelja zbulon të vërtetën

Një nga çiftet më të njohur të showbiz-it shqiptar janë Fero dhe Arbenita. Disa ditë më parë u raportua në media se...

Vetëm 40 vjeçe, ndërron jetë mjekja pas infektimit me koronavirus

Një lajm i trishtë është raportuar në media. Mjekja 40 vjeçare turke Ferdane Bilgi ka ndërruar jetë mbrëmjen e djeshme në spital.