“Nuk ka më vende”/ Mjeku i “Shefqet Ndroqit” jep alarmin: Të hapet spitali Covid-4 sa më parë

Sistemi shëndetësor shqiptar po përballet me vështirësi të mëdha në lidhje me menaxhimin e situatës pandemike.

Kështu, me thirrjen, “zgjohuni nga gjumi”, mjeku i spitalit “Covid-2” Dritan Koçiaj, përmes një postimi në rrjetet sociale, i kërkon kryeministrit Rama dhe Komitetit të Ekspertëve të reagojnë menjëherë, pasi sistemi po shkon drejt kolapsit.

Ai denoncon se natën e kaluar, qëndroi me një pacient në autoambulancë në derën e “Shefqet Ndroqit”, pasi nuk ka më vende në urgjencën pritëse dhe në pavionin e këtij spitali. Në vijim, mjeku thotë, se ashtu si ai janë edhe 6 autoambulanca të tjera me pacientë.

Apeli i plotë në Facebook

“Thirrje publike. Drejtuar komitetit të ekspertëve, ministres së Shëndetësisë, kryeministrit të vendit.

Ju lutem zgjohuni nga gjumi. Është ora 03 e mëngjesit sot dt 22 nëntor, është ftohtë dhe kam 3 orë e gjysëm me pacient në autoambulancë në derën e spitalit Shefqet Ndroqi.

Porsi unë, janë dhe 6 autoambulanca të tjera me pacientë. Vende në urgjencën pritëse po kështu dhe në pavione nuk ka. Vazhdojmë t’i ndërrojmë bombolat e 2 autoambulancave, por kjo nuk është zgjidhje.

Ndërkohë me bindje jua them se në linjën e 127 kush e di sa janë në pritje. Ju lutem zgjohuni nga gjumi hapni sytë dhe shikoni të vërtetën në sy. Ju lutem zgjohuni dhe hapni Covid 4 qoftë edhe me infermierë për oksigjenimin e pacientëve me saturime të ulëta. Ju lutem zgjohuni dhe angazhoni shtretërit në spitalet rajonale sadopak qofshin ato.

Ju lutem zgjohuni se nesër do jetë vonë. Po kolapsohet sistemi, çdo jetë vlen. Dhe çdo jetë e humbur do jetë në ndërgjëgjet tuaja, jo të ne mjekëve apo infermierëve që punojmë e do vazhdojmë të punojmë.

TE FUNDIT

- Advertisment -

ME TE SHIKUARAT

E dhimbshme/ Burri 81 vjeç i këndoi poshtë dritares së spitalit, humb jetën nga koronavirusi gruaja e tij

Javë më parë u shpërnda me shpejtësi në rrjetet sociale një video e një burri 81 vjeç. Poshtë dritares së spitalit ku...

Zbardhen të dhënat, sa përqind e popullsisë duhet të infektohet që bota t’i rikthehet normalitetit

OBSH ka dhënë disa detaje mbi përqindjen e popullsisë që duhet të infektohet për të arritur imunitetin. Sipas OBSH, 60-70% e popullatës...

E tmerrshme, vdes nga koronavirusi djali 10 vjeç: “Ishte i rrezikuar nga Covid, dhimbje e papërshkrueshme”

Një djalë vetëm 10 vjeç ka ndërruar jetë për shkak të koronavirusit. Ngjarja e rëndë është raportuar në Britaninë e Madhe.

E rëndë në Bruksel, shqiptari ekzekutohet me armë zjarri

Një ngjarje tronditëse është shënuar mbrëmjen e kaluar në Bruksel, Belgjikë. Një shqiptar është vrarë me 8 plumba.Ngjarja...