Jashar Tafa, 94 vjeçari që iu vu zjarri në banesë dy ditë më parë, ka ndërruar jetë dje. Shtëpia e tij në Luz të Vogël të Kavajës u përfshi nga flakët.
I moshuari nuk ka arritur t’i mbijetojë plagëve dhe djegieve që ka marrë si pasojë e zjarrit që shkrumboi shtëpinë e tij.
Ka qenë nipi i tij, shtetasi me inicialet Rr. T, që i ka vendosur flakën shtëpisë së gjyshit. Shkak është bërë një konflikt midis tyre.
Pas zënies, nipi i ka vendosur flakën shtëpisë së gjyshit. Ai është arrestuar, ndërsa prokuroria ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.