Ngjarje tragjike/ Humb jetën 15 vjeçari, plagoset rëndë bashkëmoshatari

Një 15 vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti që ndodhi në aksin rrugor Belsh-Kuçovë.

Sipas të dhënave zyrtare viktima po drejtonte një motomjet, kur u përplas nganjë automjet. Si pasojë ka humbur jetën drejtuesi i motomjetit, O.M 15 vjeç, si dhe ka mbetur i plagosur një tjetër 15-vjeçar, që ishte pasagjer në motomjet.

Elbasan/Informacion paraprak

- Advertisement -

Më datë 20.06.2022, rreth orës 14:30, në aksin rrugor “Belsh – Kuçovë”, në fshatin Marinës, shtetasi T. N., 34 vjeç, duke drejtuar një automjet, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin O. M., 15 vjeç dhe pasagjer në motomjet shtetasin K. P., 15 vjeç, të dy banues në Belsh.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë drejtuesi i motomjetit, shtetasi O. M, ndërsa pasagjeri në motomjet, shtetasi K. P ., ndodhet në Spitalin Kirurgjik të Elbasanit, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

- Advertisement -

Të fundit

Të fundit