Ngjarje e rëndë/ Vajza “masakron” me thikë 15-vjeçarin, zbulohen detajet e para nga policia

Një vajzë dyshohet se i ka shkaktuar lëndime trupore me mjet të mprehtë një 15-vjeçari në sheshin “Adem Preniqi” në Obiliq.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, tha për Gazetën Express se policia e ka identifikuar të dyshuarën dhe rasti është duke u trajtuar.

“Rreth ores 12:00 kemi pranuar informaten per lendimin qe ka marre nje i mitur i moshes rreth 15 vjeç. Ngjarja dyshohet te kete ndodhur ne sheshin “Adem Preniqi” ne Obiliq. Viktima dyshohet te jete lenduar nga nje mjet i mprehte dhe te njejtit i eshte ofruar ndihma mjekesore. Policia ka dale ne vendin e ngjarjes dhe nderkohe qe ka identifikuar te dyshuaren, po vazhdon trajtimin e rastit ne koordinim me prokurorin per te mitur”, tha Borovci.

- Advertisement -

Të fundit

Të fundit